Periodat do të ndryshojnë sapo të hyni në të 30-at tuaja. Në fakt, për një pjesë të mirë të grave cikli do të vazhdojë të jetë po njësoj deri në të 40-at, kurse për pjesën tjetër këto ndryshime vihen re më herët. Nëse së fundmi keni sjellë në jetë një bebe, ndryshimet në trup do të ndikojnë padyshim tek periodat tuaja. Duhet kohë mjaftueshëm që gjërat t’i kthehen normalitetit, aq më tepër nëse jeni duke i dhënë gji. Nëse mendoni që çrregullimet po zgjasin më shumë nga ç’mendonit, flisni me një mjek.

Nëse ende nuk jeni bërë mama, të 30-at, do të sjellin perioda edhe më të dhimbshme se më parë. Pas lindjes, gjërat ndryshojnë. Shumica e grave tregojnë se nuk kanë më dhimbjet e dikurshme gjatë periodave pas shtatzënisë. Kjo zakonisht ndodh pasi mesi është zgjeruar pas lindjes dhe lejon që gjaku të rrjedhë pa shumë kontraktime që shkaktonin dhimbjet e dikurshme.

Ditët e ciklit mund të zgjaten. Kur një femër hyn në të 30-at e saj, si mosha ashtu dhe ndryshimet hormonale shkaktojnë ç’rregullsi tek ditët e periodave, duke i bërë zakonisht ato të zgjasin më shumë. Stili i jetës ndikon gjithashtu. Përpos faktit që është një lajm i mirë, mos harroni se ndryshimi në stilin e jetës do të ndikojë tek periodat tuaja.

Shfaqja e hershme e menstruacioneve ndërlidhet me një rrezik më të lartë të tipit 2 të diabetit, por indeksi i masës trupore (BMI) mund të ndërhyjë në këtë lidhje. Çdo vit në vonesë të menstruacioneve të para ndërlidhet me 6% rrezik më të ulët të shfaqjes së diabetit. Ekspertët kanë thënë se shfaqja e hershme e menstruacioneve (në moshën 14 vjeçare) ndërlidhet me sëmundjen e diabetit në vitet më të vonshme të jetës, e që me shumë gjasë nxitet edhe nga indeksi i masës trupore.