Nga tipi i masazhit te lloji i të brendshmeve të tua. E tregojnë vetë ata çdo gjë që pëlqejnë. Ty të ngelet vetëm të mbash shënime për të pasur më pak mistere dhe shumë më tepër sukses.
Pak nxehje
Tashmë nuk u intereson vetëm dhe thjesht finalja. Kanë zbuluar që rruga për te ajo fal gjithashtu shumë kënaqësi. Një paralajmërim: Për të pasur një ereksion meshkujve u mjaftojnë pak sekonda, kurse ti ke nevojë për më shumë kohë, kështu që duhet ta kuptosh shqetësimin e tyre…
Veshjet intime
Nëse vishesh me të brendshme seksi dhe me taka, sigurisht që do kesh sukses, por gjithmonë nëse di t’i mbash si duhet. Sepse për ata veshja më seksi është feminiliteti. Më tepër, madje, u pëlqen mënyra si lëviz dhe i provokon.
‘Provimi’ me gojë
S’ke ç’bën. Është një ndër të preferuarit. Pyet veten pse? S’ka ndonjë mister. Është një ndjesi e provokuar nga një alkimi e veçantë: adhurojnë të të shohin kur puth pjesët e tyre më intime, ngjethen nga vështrimet e tua joshëse dhe sidomos mendimi që ti je e përfshirë.
Fantazi pa kufi
Asnjë ide nuk është mjaftueshëm e çmendur. Thuaje! Të jesh e sigurt që ata e mirëpresin. Fol për seksin edhe kur nuk je në shtrat. Veçse ngacmon! Por jo të gjithë janë mësuar. Pra po të kesh një ëndërr pikante që nuk ke kurajë ta praktikosh, në fillim tregoje…do ndihmosh edhe partnerin të dalë në shesh e të ndjekë në aventurë.
Autoerotizmi
Është shumë, shumë intrigues për ata sepse rrit eksitimin fiks sikur zhvishesh para tyre ose merr ca poza seksi, qoftë edhe për pak humor. Në atë çast përfshirja arrin majën. Të të shohin aq spontane u jep ndjesinë që ti ndihesh me të vërtetë e lirë për të bërë atë që do dhe që ke besim te ata.
Fetish, alternativa intriguese
Erosi alternativ u pëlqen e u pëlqen. Dhe duan improvizimet. Ndonjëherë fiksohen te ndonjë pjesë jotja e trupit derisa dashurohen pas saj dhe u bëhet obsesion. Në krye të listës të pikave më të dashura, janë këmbët dhe pastaj vijojnë kaviljet, qafa dhe kërthiza. Ndër lojërat e seksit shumica preferon prangat duke qenë që i bëjnë të mendojnë për zotërimin. Ndryshe nga vibratori që mund t’u sjellë ankth sepse e shohin si rival.
Le të luajmë pak pisët
E folura e drejtpërdrejt në shtrat, nuk i huton. Përkundrazi shton adrenalinën. Kush e di sa herë janë mbrojtur nga akuzat që e përfytyrojnë seksin në mënyrë vulgare. Dhe të dëgjojnë ty të thuash fjalë “hard” është një bonus ekstra. Vlen edhe kur frazat i përdorin ata sigurisht.
