Shumë njerëz e nisin ditën me intimitet, të tjerë preferojnë qetësinë e mbrëmjes, por ekspertët tregojnë se momenti ideal ndryshon sipas moshës dhe stilit të jetesës.
Një studim ka zbuluar se raportet intime ndodhin më shpesh vonë natën, ndërsa mbrëmja e hershme renditet si periudha e dytë më e preferuar.
Gjithashtu, sipas të dhënave të kompanisë “Lovehoney”, burrat shfaqin dëshirë më të madhe për seks në mëngjes (ora 06:00–09:00), ndërsa gratë shpesh ndihen më të eksituara pas mesnate, mes orës 23:00 dhe 02:00.
Ekspertët theksojnë se biologjia, hormonet dhe rrethanat e jetës ndikojnë shumë në këtë ritëm:
20–30 vjeç – Libidoja është në kulm, energjia më e lartë dhe intimiteti shpesh lidhet me spontanitetin. Koha më e përshtatshme: mëngjesi.
30–40 vjeç – Përgjegjësitë familjare dhe stresi i punës shpesh e bëjnë seksin më të planifikuar. Intimiteti në këtë periudhë lidhet më shumë me besim dhe lidhje emocionale.
40–50 vjeç – Me fëmijët më të rritur dhe karrierën më të stabilizuar, ka më shumë hapësirë për spontanitet. Intimiteti shpesh ndodh në mëngjes ose gjatë fundjavave.
50–60 vjeç – Edhe pse hormonet bien, lidhja fizike dhe emocionale forcohet. Mëngjesi dhe mesdita mbeten momentet më të favorshme.
60+ vjeç – Stresi ulet, koha e lirë rritet dhe dëshira merr një dimension më të thellë. Ekspertët sugjerojnë pasditen ose mbrëmjen e hershme për intimitet.
Seksologët theksojnë se nuk ka një “orar fiks” për marrëdhënie intime. Më e rëndësishme është harmonia mes partnerëve dhe përshtatja me ritmet që sjell çdo fazë e jetës. /TAR/