Një nga paradokset më pak të diskutuara të mjekësisë moderne: inercia e përshkrimit të ilaçeve. Çdo ditë, mijëra njerëz marrin ilaçe për përdorim të përkohshëm, por ato mbeten në fuqi për muaj ose vite pa një indikacion të vërtetë klinik, me kosto, efekte anësore dhe rreziqe që askush nuk i kishte parashikuar.

Por, cilat janë ilaçet që sot vazhdojmë t’i marrim më shpesh dhe pa qenë e nevojshme?

Ilaçet që mbrojnë nga ulçerat, ilaçet e famshme gastroprotektive, janë ndër ilaçet që merren më shpesh pa një nevojë të vërtetë mjekësore, përgjigjet Armando Genazzani, president i Shoqërisë Italiane të Farmakologjisë (SIF) dhe profesor i Farmakologjisë në Universitetin e Torinos.

Një shembull tjetër janë benzodiazepinat për pagjumësinë.

Pse askush nuk i ndalon këto terapi?

A është më shumë një problem për mjekët apo pacientët që kanë frikë të ndalojnë së marri një pilulë “rutinë”?

Shumë nga këto receta fillohen nga një specialist, ose pas daljes nga spitali, dhe më pas vazhdojnë nga inercia. Ndonjëherë janë mjekët që nuk arrijnë të verifikojnë se çfarë po merr pacienti, veçanërisht sepse ilaçi ndonjëherë është përshkruar nga një koleg tjetër.

Në raste të tjera, janë vetë pacientët që, duke u ndjerë mirë, duan të vazhdojnë trajtimin, të pavetëdijshëm se mirëqenia e tyre nuk vjen nga marrja e një pilule magjike’, shton Genazzani.