Marrëdhëniet janë thelbësore për jetën tonë, por shpesh njerëzit e kuptojnë shumë vonë se nuk janë me partnerin e duhur. Shenjat janë aty… vetëm se jo gjithmonë duken aq të qarta sa mendojmë.

Ekspertët paralajmërojnë se disa sinjale të vogla mund të jenë në fakt tregues të fortë se një lidhje nuk është e shëndetshme, dhe se injorimi i tyre mund të kushtojë emocionalisht.

Ja katër prej tyre:

Të “thith” energjinë

Një marrëdhënie e shëndetshme duhet të të japë qetësi dhe energji pozitive. Nëse pas çdo takimi ndihesh i lodhur, i stresuar apo i rënduar emocionalisht, kjo nuk është rastësi, është një sinjal i fortë alarmi.

Gjithçka duket se shkon keq kur jeni bashkë

Nga gjërat më të vogla deri te situatat e sikletshme, nëse gjithmonë ndodhin incidente kur jeni bashkë, mund të jetë më shumë sesa “rastësi e keqe”. Shpesh kjo reflekton një tension të vazhdueshëm në marrëdhënie.

Nuk rri dot pa të

Nëse ndjen ankth kur nuk je pranë partnerit dhe ke nevojë konstante për prezencën e tij, kjo mund të lidhet me varësinë emocionale, jo me dashurinë e shëndetshme që duhet të bazohet në balancë dhe pavarësi.

Është emocionalisht i/e padisponueshëm

Kur ti investon, por nuk merr të njëjtën mbështetje, kur ndjenjat e tua injorohen ose minimizohen, atëherë marrëdhënia bëhet e njëanshme, dhe kjo rrallë përfundon mirë.

Në fakt, e vërteta është e thjeshtë, dashuria nuk duhet të të lodhë, të të boshatisë apo të të bëjë të ndihesh i pasigurt. Ndonjëherë, shenja më e fortë është ajo që ke ndjerë gjatë gjithë kohës… por ke zgjedhur ta injorosh.