Kjo e mërkurë sjell ndikime të forta planetare, veçanërisht nga Hëna dhe pozicionimi i ri i Neptunit.
Për disa shenja të horoskopit kjo është një ditë e ndriçuar me mundësi dhe rritje, ndërsa për të tjerat kërkohet më shumë maturi dhe durim.
Shenjat më me fat sot:
Dashi – Hëna është në krahun tënd dhe energjia është në rritje. Pritet një ditë pozitive në vendimet e rëndësishme, me ndihmën e optimizmit dhe forcës personale.
Binjakët – Hëna të ndihmon të shprehësh emocionet dhe krijimtarinë. Dita e duhur për të marrë vendime të guximshme dhe për të ndjekur idetë e tua.
Shigjetari – Energjia dhe vendosmëria të shoqërojnë. Me Venusin në favor, dashuria dhe marrëdhëniet sociale marrin një hov të ri.
Shenjat që duhet të bëjnë kujdes:
Demi – Hëna në kundërshtim mund të sjellë ndërlikime të vogla dhe lodhje. Dita kërkon durim, sidomos në marrëdhëniet personale.
Luani – Mund të ndihesh i tensionuar dhe i paduruar. Kujdes me reagimet e forta, veçanërisht në dashuri dhe punë.
Akrepi – Sot mund të jesh më i ndjeshëm se zakonisht. Kritikat apo pengesat e vogla mund të të shqetësojnë më shumë se duhet. Qetësi dhe vetëkontroll.



