Edhe pak ditë na ndajnë nga festat e fundvitit, e të gjithë ne duam që ta mbyllim vitin 2022 sa më bukur. Më poshtë do të lexoni se kush do t’i kalojë magjishëm festat, sipas astrologjisë:
Bricjapi
Ditëlindjet po afrojnë dhe optimizmi juaj po rritet, veçanërisht pas datës 10 dhjetor kur Afërdita ju jep më shumë besim dhe një qëndrim pozitiv. Ju presin flirte, ftesa për të dalë, njohje interesante. Nga data 21 dhjetor, kur hyjmë zyrtarisht në sezonin e ditëlindjes së Bricjapit, fati ju buzëqesh më shumë dhe favorizon fillimet e reja.
Peshqit
Sado e çuditshme që ju tingëllon, zymtësia e ditëve të kaluara po pakësohet dhe ju ndiheni më pozitivë. Vetëbesimi juaj rritet dhe në këtë luajnë rol edhe momentet që do të kaloni me personat tuaj të dashur.
Shigjetari
Ditëlindja juaj mund të jetë duke përfunduar, por kjo nuk ju pengon. Festat janë këtu dhe ju japin mundësinë për të flirtuar, për të udhëtuar dhe për të ndarë momente të bukura me të dashurit tuaj. Këtë vit do të bëni gjithçka që dëshironi çdo vit në këtë periudhë të vitit duke nisur nga ekskursione, festa, ushqim të mirë dhe argëtim me të dashurit tuaj.