Janë 5 shenja horoskopi që astrologët i shohin si të favorizuara deri më 20 maj.
Demi
Dielli është në shenjën tuaj, duke sinjalizuar një periudhë fillimesh të reja. Sipas analizës astrologjike, ndikime të rëndësishme planetare aktivizohen gjatë gjithë muajit, duke rikthyer energjinë dhe vrullin tuaj. Pas një periudhe më intensive, tani kthehet një ndjenjë kontrolli dhe stabiliteti. Përveç kësaj, largimi i Uranit nga shenja juaj, për herë të parë në 7 vjet, sjell lehtësim dhe një ndjenjë më të madhe progresi.
Binjakët
Stabiliteti i periudhës së Demit funksionon në mbështetje të Binjakëve, ndërsa Venusi mbetet në shenjën e tyre deri më 18 maj, duke krijuar sharm intensiv, që nuk shfaqet shpesh. Kjo përkthehet në përmirësim të financave, rritje të vetëbesimit e ripërtëritje të përgjithshme në nivel personal e profesional. Njohjet e reja sjellin prosperitet. Njëherazi, Urani fillon një cikël të ri 7-vjeçar në shenjën tuaj, me ndryshime të thella dhe afatgjata.
Virgjëresha
Energjia e Demit është plotësisht e pajtueshme me elementin e Tokës, i cili rrit stabilitetin dhe efikasitetin. Sipas yjeve, çdo gjë e filluar gjatë kësaj periudhe ka një shans më të madh për sukses. Të jenë studime, udhëtime apo drejtime të reja profesionale, periudha deri më 20 maj favorizon zhvillimin personal e përvetësimin e njohurive.
Akrepi
Demi është shenja juaj “e kundërt”, por plotësuese, që zakonisht sjell zhvillime intensive. Hëna e Plotë që i parapriu shenjës suaj më 1 maj vepron si kulminacion i një ndryshimi të thellë të brendshëm që filloi rreth 6 muaj më parë. Periudha tjetër konsiderohet vendimtare, me zhvillime intensive kryesisht në çështjet financiare. Ndryshimet që po zhvillohen kanë një shenjë pozitive e shënojnë kapitull të ri evolucioni.
Bricjapi
Energjia tokësore e Demit është veçanërisht mbështetëse për Bricjapin, duke krijuar mjedis stabiliteti e ekuilibri emocional. Gjatë kësaj periudhe, zhvillimet duket se janë në përputhje me atë që tani është vënë në lëvizje. Theks i veçantë te marrëdhëniet, aty ku vërehen përmirësime e forcim i lidhjeve. Nuk përjashtohet hyrja e një personi të ri, që do të luajë rol të rëndësishëm në jetën tuaj private.
