Gjatë kësaj jave, pesë shenja të zodiakut do të përjetojnë ndryshime të mëdha në jetën e tyre romantike. Teksa java nis, duhet të mbani mend se ende ndodheni brenda portalit të eklipseve, periudhës mes eklipsit hënor në shenjën e Peshqve më 7 shtator dhe eklipsit diellor në Virgjëreshën, të dielën më 21 shtator. Ky është një interval që ka fuqinë të ndryshojë drejtimin e jetës suaj dhe sjell me vete vendime të mëdha. Fatmirësisht, më 18 shtator, Mërkuri kalon në shenjën e Peshores, duke ju ndihmuar të mendoni më qartë dhe të merrni vendimet që shkojnë në favor të dëshirave tuaja romantike.
Ndërsa eklipsi diellor në Virgjëreshë më 21 shtator do të jetë kulmi energjik i javës, edhe Venusi kalon në Virgjëreshë më 19 shtator, duke ndikuar fuqishëm marrëdhëniet. Ky tranzicion sjell nevojën për të parë marrëdhënien më ndryshe. Virgjëresha shpesh humb të tashmen duke kërkuar perfeksionin, ndaj është e rëndësishme të vlerësoni përparimin dhe me detaje të vogla. Kini besim tek surprizat, sepse dashuria shpesh vjen pikërisht kur nuk e prisni.
1. Dashi
Si shenjë zjarri dhe e para e zodiakut, shpesh e nënvlerëson rëndësinë e kompromisit në dashuri. Megjithatë, kalimi i Mërkurit në Peshore më 18 shtator sjell një kthesë të madhe. Do të duhet që të mendojnë më shumë në termat “ne” sesa “unë”, gjë që forcon partneritetin. Ky është momenti për të diskutuar çështje të lëna pezull dhe për të krijuar hapësirë për një fillim të ri. Nëse je beqar, ky tranzicion sjell mundësi të papritura, takime të reja dhe komunikime surprizë.
2. Peshqit
Eklipsi diellor në Virgjëreshë më 21 shtator sjell një fillim të ri romantik. Kjo energji mund të shfaqet si një takim i rastësishëm, rikthim i një dashurie të vjetër apo edhe një propozim i papritur. Ke shëruar shumë plagë dhe je gati për dashurinë që ke pritur. Duhet vetëm të lejosh universin të të surprizojë. Ky është një rast unik në jetë.
3. Akrepi
Pas shumë dyshimeve dhe periudhave kur mendoje se dashuria nuk ishte për ty, tani ke arritur momentin e duhur. Eklipsi sjell një “udhëtim” të ri dashurie, dhe gjithçka që ke përjetuar deri tani të ka përgatitur për këtë moment. Ndiq intuitën, beso shenjat dhe mos e nënvlerëso asnjë rastësi, gjithçka është pjesë e rrugës tënde drejt dashurisë së vërtetë.
4. Demi
Me Venusin që hyn në Virgjëreshë më 19 shtator, marrëdhëniet tuaja marrin një hov të ri. Ky është tranzicioni i përkushtimit, martesës dhe planeve afatgjata. Nëse je në çift, është koha ideale për hapa të mëdhenj si fejesa ose martesa. Nëse je beqar, kjo periudhë sjell në jetën tënde dikë mjaft serioz/e që kërkon të njëjtat gjëra si ti. Ky është momenti për të treguar ndjenjat hapur, pa u përmbajtur.
5. Binjakët
Urani, i cili hyri në shenjën tënde në korrik, ka nisur një cikël 7-vjeçar që transformon bindjet dhe marrëdhëniet e tua. Tani që është retrograd, ai të shtyn të reflektosh dhe të pranosh ndryshimin. Kjo është periudha për të dëgjuar instinktet dhe për të mos pasur frikë të ndërroni drejtim. Përmes ndryshimit, ti gjen rrugën drejt dashurisë që të përmbush më shumë se kurrë./YourTango