Stil & Jetë


Dhuratat më të shpeshta për një mama të re dhe një bebe të sapoardhur në jetë janë jeleku për mbajtjen e bebes, pakot me panolina, tavolinat lëvizëse dhe karrocat…


nenaSapo lind një fëmijë, familja dhe miqtë organizohen në kërkim të dhuratës së duhur për vogëlushin. Zgjedhjet janë nga më të ndryshmet për të sapolindurit.


Por ekzistojnë disa objekte si më të vlerësuara për prindërit e rinj dhe të leverdishme edhe nga ana e çmimit. Për të lehtësuar detyrën e gjyshërve dhe të miqve, po përhapen gjithnjë e më shumë edhe listat e dhuratave të lindjeve, thuajse si ato të martesës.


Jastëku që përdoret gjatë ushqyerjes me gji


Ai është shumë i dobishëm për nënat e reja. Jastëku për ushqyerjen ndihmon në pozicionimin dhe mbajtjen e bebes në mënyrë korrekte dhe pa e lodhur shpinën e mamasë. Ideal gjatë ushqyerjes, jastëku ergonomik është shumë i mirë edhe për gjumin e të sapolindurit dhe për mbështetjen relaksuese të mamasë.


Brezi ose jeleku për mbajtjen e bebes


nena1Me një çmim më të ulët se sa tavolina lëvizëse, brezi është një pajisje thelbësore për prindërit e rinj. Ky aksesor, i vlerësuar nga pediatrët dhe infermierët, paraqet avantazhe të shumta, qoftë për sa i përket komoditetit, edhe për sa u përket të mirave për shëndetin e nënës dhe të fëmijës.


Para së gjithash, jeleku ju lejon të lëvizni me të voglin ngado, madje edhe në vende publike, pa bërë asnjë mundim. Ndër të tjera, kontakti direkt me nënën dhe babain, rrit nivelin e komoditetit dhe qetësinë në marrëdhënien me beben, duke lehtësuar edhe ushqyerjen me gji jashtë shtëpisë. Ndërkohë, pozicioni i të voglit në brez, nxit zhvillim optimal të aftësive të tij motorike.


Pelena sipas llojeve të peshës


Mund t’ju duket një dhuratë e çuditshme, por një masë e mirë panolinash është një lehtësim i madh për prindërit e rinj. Në fakt, shpenzimi më i madh që ndikon në të ardhurat e familjeve me një fëmijë të sapolindur janë pikërisht panolinat. Tregjet ofrojnë lloje të ndryshme në varësi të peshës dhe moshës së fëmijës, por nuk mungojnë as ato të cilat janë të bukura estetikisht.


Shëtitja perfekte


nena2Kjo dhuratë u takon zakonisht gjyshërve. Karroca e shëtitjes është një gjë shumë e rëndësishme dhe tepër e vështirë për t’u zgjedhur, thuajse sikur të ishte një makinë.


Në fakt, në momentin e blerjes, duhet të keni parasysh shpeshtinë e përdorimit, rrotat, gjerësinë, sigurinë, lehtësinë e përdorimit etj. Për të mos gabuar, në listën e dhuratave të lindjes (e gjeni në dyqanet që tregtohen produkte për fëmijë) ofrohen mundësi të ndryshme modelesh të zgjedhura nga vetë prindërit. Në parim, karroca ideale është ajo e cila përdoret më shumë dhe e cila është lehtësisht e menaxhueshme.


Ndenjësja e posaçme në makinë


Kur fëmija është i sapolindur për transportimin me makinë përdoret ndenjësja e posaçme për të. Por në pak kohë, përmasat në rritje të fëmijës do të kërkojnë ndenjëse të llojeve të ndryshme. Në këtë rast, një dhuratë dyfishe nuk përbën asnjë problem: mund të përdoren në çdo rast.


N.A.