Banorët e qytetit më verior të Alaskës, Utqiagvik, panë dje lindjen e fundit të diellit për vitin 2025, duke shënuar fillimin e një periudhe 64-ditore errësire të vazhdueshme.

Dielli do të rikthehet më 22 janar 2026, ndërsa gjatë kësaj kohe qyteti do të përballet me temperatura të ulëta dhe errësirë të plotë.

Në të njëjtën kohë, Polin e Jugut e përshkon dita polare, me diell që nuk perëndon deri në shkurt të vitit 2026.

Shkencëtarët shpjegojnë se nata polare shkaktohet nga pjerrësia e boshtit të Tokës prej 23.5 gradësh, që largon Hemisferën Veriore nga Dielli gjatë dimrit.

Për 4,400 banorët e Utqiagvikut, kjo periudhë sjell jo vetëm errësirë, por edhe ftohtësi të ashpër, e përkeqësuar nga Vorbulla Polare që intensifikon ajrin e ftohtë.