Në fillim të viteve 1960, çdo spanjoll konsumonte 134 kilogramë bukë në vit, sot kjo sasi ka rënë në 28 kilogramë në vit, një rënie prej 80%. Të rinjtë e kanë zëvendësuar këtë ushqim tradicional me burime të tjera karbohidratesh si pica ose pasta, dhe e lidhin bukën drejtpërdrejt me mbipeshën dhe intolerancat ushqimore.
Blerja e përditshme e bukës, dikur një ritual, është bërë gjithnjë e më e rrallë. Një nga faktorët më ndikues në këtë rënie është perceptimi i gabuar mbi vetitë ushqimore të bukës. Ky besim është bërë kaq i përhapur sa 29.2% e spanjollëve ndjekin një dietë pa bukë, ndërsa 24% nuk e konsiderojnë të nevojshme për një dietë të balancuar. Ekziston një segment në rritje i konsumatorëve që zgjedhin bukë cilësore, integrale. Sfida qëndron në rikthimin e kulturës së bukës së mirë në një shoqëri që ka ndryshuar rrënjësisht marrëdhënien e saj me ushqimin tradicional.
Rënia e konsumit të bukës në Spanjë është reflektim i një transformimi të thellë shoqëror: ndryshime në modelet e të ushqyerit, mite ushqimore të qëndrueshme, stile të reja jetese dhe humbje e kulturës tradicionale gastronomike në kontekstin e modernizimit.
Buka jo vetëm po zhduket nga tryezat tona; me të zhduket edhe një mënyrë e të kuptuarit të ushqimit dhe bashkëjetesës që ka përcaktuar Spanjën për shekuj me rradhë.


