Pranvera është një stinë e nënvlerësuar, ama, ajo sjell kaq shumë kënaqësi të thjeshta, që mund t’i përjetojmë çdo ditë:
 
Hapja e dritareve

Sigurisht, për njerëzit që nuk vuajnë nga alergjitë.

Në pranverë mund t’i shijosh edhe më shumë, pasi as nuk djersitesh dhe as nuk sikletosesh aq shumë sa në stinët e tjera.
 
Shiu i prillit

Shiu i prillit është i lehtë dhe freskues, sidomos kur ndodh në mbrëmje. Zhurma e shiut jashtë, disa kokoshka, një film dhe më pas, gjumë i rehatshëm.

Ecja në bar

Bari pranveror është i butë dhe me vesë. Ndaj, të ecësh mbi bar, veçanërisht në pranverë, është terapia më e mirë.
 
Cicërimat e zogjve

E ke parasysh kur kalon në rrugë dhe dëgjon cicërima të ëmbla të zogjve që thjesht s’t’i zë syri? Ja një tjetër kënaqësi e pranverës.
 
Lulet

Pemët që çelin lule të bukura që zbukurojnë qytetin? Po, në pranverë ndodh!
 
Ripërtëritje

Një ndjesi ripërtëritjeje na përshkon neve dhe natyrën në pranverë. Është stina e fillimeve të reja dhe e rizgjimit nga rehatia dimërore.

Shëtitjet bëhen edhe më të këndshme

Në një peizazh me lule, gjelbërim dhe ndjesi pozitive, çdo shëtitje bëhet edhe më e këndshme.