Disa shenja ndihen më të fuqishme, të mbështetura nga yjet për t’u rritur dhe për të marrë vendime të mëdha, ndërsa të tjera përballen me tensione, pasiguri apo sfida në marrëdhënie dhe punë.

Më poshtë janë përzgjedhur tre shenjat më me fat dhe tre që duhet të tregojnë më shumë kujdes sot.

Shenjat më me fat:

Luani

Me ndikimin e Marsit, Mërkurit dhe Jupiterit, energjia dhe guximi janë në kulm. Është momenti ideal për të marrë vendime të rëndësishme në dashuri dhe karrierë.

Shigjetari

Një frymë e re shprese dhe fuqie. Vullneti dhe optimizmi janë rikthyer. Planet për udhëtime, ndryshime apo projekte të reja nisin të marrin formë.

Peshorja

Pas shumë muajsh të vështirë, rikthehet energjia. Probleme fizike dhe emocionale lihen pas. Nga data 20 prill fillon një cikël i ri suksesi.

Shenjat që duhet të bëjnë kujdes:

Binjakët

Dita sjell tensione në marrëdhënie dhe ndjeshmëri të lartë. Kujdes me mënyrën si reagon dhe si komunikon.

Bricjapi

Lodhja nga muaji mars vazhdon të ndikojë. Në dashuri ka largësi dhe humbje lidhjeje emocionale. Koha për të reflektuar çfarë vërtet dëshiron.

Akrepi

Ndryshime të mëdha në punë dhe në plane afatgjata kërkojnë vëmendje. Mos lejo kritikat të të frenojnë, por kujdes me tensionet dhe ngarkesën nervore.