Tre shenjat më pak me fat të ditës:
Dashi – Impulsiviteti rrezikon të prishë raportet; nevojitet diplomaci.
Bricjapi – Lodhje e theksuar dhe ndjesi e pabarazisë mes përpjekjes dhe shpërblimit.
Shigjetari – Dëshira për përmirësim përplaset me vonesa; duhen qetësi dhe durim.
Disa shenja sot përballen me tensione të vogla, pasiguri apo lodhje të akumuluar. Qielli i ditës kërkon kujdes në veprime dhe më shumë durim në komunikim, sepse Hëna krijon disonanca që mund të çojnë në përplasje ose në keqkuptime.
Megjithatë, këto ditë të vështira janë kalimtare dhe shërbejnë si mësim për të rifituar ekuilibrin dhe forcën. Ja cilat janë shenjat që duhet të ecin me kujdes sot.
Dashi
Energjia e fortë që të karakterizon sot mund të kthehet kundër teje. Impulsiviteti i zakonshëm dhe mungesa e durimit në komunikim mund të krijojnë situata të pakëndshme, sidomos në mjedisin e punës ose në çift. Venusi nuk është në pozicion të favorshëm dhe e bën fushën e ndjenjave më të ndërlikuar. Një fjalë e thënë pa menduar mund të hapë një debat që do të dojë kohë për t’u shuar.
Në punë, mos u përpiq të bindësh të gjithë ose të imponosh idetë e tua me forcë. Sot është dita për të dëgjuar, jo për të reaguar. Një qëndrim më i qetë do të të ndihmojë të shmangësh probleme dhe të ruash autoritetin tënd natyror.
Bricjapi
Ditë e lodhshme dhe me pak energji. Mund të ndjesh se po jep shumë, por merr pak. Lodhja fizike dhe psikologjike është e dukshme, ndoshta për shkak të detyrimeve që nuk kanë pushuar që prej javëve të kaluara. Edhe në aspektin financiar, ka tension ose pasiguri që duhet menaxhuar me kujdes.
Në dashuri, mungesa e kohës dhe e durimit mund të krijojë ftohtësi. Nuk është momenti për diskutime apo për vendime të rëndësishme: më mirë shty gjithçka për nesër, kur energjitë do të jenë më të stabilizuara. Kujdes shëndetin, pushimi dhe gjumi janë prioriteti i ditës.
Shigjetari
Dëshira për rikuperim është e madhe, por dita nuk është e përshtatshme për hapa të mëdhenj. Sot ndihesh i ngarkuar dhe me humor të luhatshëm, ndoshta për shkak të pengesave që kanë ardhur që në fillim të vitit. Kjo gjendje të bën të kërkosh rezultate të menjëhershme, por yjet këshillojnë të presësh pak. Nga e mërkura e në vazhdim, gjërat do të ndryshojnë në mënyrë pozitive.
Në dashuri, më mirë shmang debatet: çdo tentativë për sqarim sot mund të përfundojë në keqkuptime. Përqendrohu te vetja, te puna dhe në ruajtjen e qetësisë së brendshme. Dita kërkon vetëkontroll dhe durim.