Ka studime të shumta që tregojnë se burrat që mbajnë mace si kafshë shtëpiake shpesh perceptohen si më inteligjentë, më të butë dhe më tërheqës për gratë. Por, a e dini se vetë macet preferojnë më shumë gratë? Sipas disa hulumtimeve, macet ndihen më të qeta dhe më të kënaqura në shoqërinë e grave sesa në atë të burrave. Një artikull i publikuar në DVM360 thekson se macet kanë tendencë të hyjnë më shpesh në kontakt me pronaret femra, duke kërkuar më shumë ndërveprim dhe afeksion. Zëri i një gruaje, ndryshe nga ai i një burri, zakonisht tingëllon më i butë.

Ashtu si fëmijët reagojnë më mirë ndaj toneve të buta, edhe macet e preferojnë këtë lloj komunikimi. Një studim i vitit 2022, tregoi se macet reagojnë më shumë kur pronarët u flasin me ton të butë e të veçantë, të ngjashëm me mënyrën se si flasim me fëmijët. Ato duket se “kuptojnë” më lehtë gratë kur kanë nevojë për diçka dhe ndihen më rehat duke dëgjuar zërin e tyre. Në përgjithësi, gratë kanë duar më delikate sesa burrat. Nëse ato janë të kujdesshme në mënyrën se si e prekin një mace, është shumë më e mundshme që të krijojnë një lidhje të ngushtë dhe besim të veçantë me të.

Prekja e butë dhe e përsëritur është një nga mënyrat kryesore për të fituar afeksionin e një maceje. Gratë kanë një instinkt natyral të kujdesit dhe të dhënies së dashurisë. Në shumë familje, ato janë edhe ato që ushqejnë macet më shpesh, duke fituar kështu dashurinë dhe besimin e tyre. Aftësia e një gruaje për të kujdesur për macen i kujton asaj përkujdesjen që ka marrë dikur nga nëna e vet. Kjo lidhje emocionale i bën macet të ndihen më të sigurta.

Qeni shpesh cilësohet si miku më i mirë i njeriut, duke ndjekur pronarin kudo, ndërsa macet lidhen më shumë me ambientin e tyre. Megjithatë, ato kanë edhe një veçori të përbashkët me gratë; dëshirën për të qenë gjithmonë të pastra dhe të rregullta, një tipar që shpesh identifikohet me feminitetin. Macet kanë prirje të lidhen më shumë me gratë, sepse ato zakonisht kalojnë më shumë kohë me to. Sa më shumë vëmendje që marrin nga një person, aq më shumë ato priren t’i afrohen atij.