Për dekada, ligjvënësit i kanë përkushtuar resurse të pafundme strategjive të menaxhimit të duhanpirjes. Në shumë shtete evropiane, kemi parë një rritje të taksave për produktet e duhanit, mesazhe paralajmëruese të vendosura në paketimet e tyre, dhe fushata ndërgjegjësuese.
Pa dyshim që të gjitha tentativat të cilat kanë si objektivë reduktimin e sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen janë të nevojshme, “por vendimarrësit evropian duket se harrojnë pyetjen më të rëndësishme: a funksionojnë vërtetë këto tentative?”, sjell në vëmendje eksperti Michael Landl. Sipas tij, të gjitha metodat të cilat kanë si fokus menaxhimin e duhanpirjes duhen vlerësuar nga rezultatet që japin.
Të dhënat e publikuara edhe nga Komisioni Evropian, tregojnë se 700,000 vdekje vjetore i adresohen sëmundjeve të lidhura me tymosjen. Mbi 50% e duhanpirësve kanë jetë më të shkurtër dhe pavarësisht përpjkejeve të instancave zyrtare, 26% e të gjithë popullsisë vazhdon të tymosi. “Duke patur parasysh se me këto rezultate, përgjigja logjike do të ishte që të vinim në diskutim këto masa”, shprehet Landl.
Në ditët e sotme, kemi shumë alternativa që mund të vendosen në funksion të menaxhimit të duhanpirjes. Konsumatorët kanë nisur që të përdorin pajisje të tjera teknologjike siç janë cigaret elektronike, apo edhe produkte që kanë dekada që janë në treg si duhani i përtypshëm apo ngjitëset me nikotinë. Të gjitha alternativat që përmendëm më lartë reduktojnë dukshëm dëmin që shkakton tymi i cigares. Dhe ndryshimi që kanë këto metoda me strategjitë e deritanishme, është se po japin rezultat. Këto produkte u japin mundësi duhanpirësve që të nisin rrugëtimin e lënies së cigares, dhe në të njëjtën kohë edhe reduktojnë riskun e shkaktuar në shëndet.
“Ajo që vendimarrësit e BE-së mund të bëjnë është që të dëgjojnë e të marrin në konsideratë studimet kërkimore të kryera nga institucionet e tyre”, tregon eksperti Landl. Raporti i fundit i Eurobarometer mbi “Qëndrimin e Evropianëve ndaj duhanit dhe cigareve elektronike”, gjeti se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve (57%) përdornin cigaret elektronike për të lënë cigaren, psi besonin se këto produkte ishin më pak të dëmshme se tymosja. Në vitin që ky raport u krye, numri i duhanpirësve të cilët lanë cigaren apo reduktuan risqet e saj, ishte më i lartë. 31% e tyre arritën të linin cigaren, e ndërsa 27% reduktuan tymosjen, këto shifra janë dyfish i vlerave të tre viteve më parë.
Sipurisht që këto produkte nuk janë kretësisht pa risqe, por shkenca ka vërtetuar se janë shumë herë më të sigurta se tymosja e cigares, por dhe ndihmon përdoruesit për ta lënë. Ajo që ekspertët e duhanit vazhdojnë të këshillojnë lidhet me këshillën që institucionet qeveritare “të mundësojnë informacion të saktë të gjithë personelit mjekësor lidhur me rezultatet që këto produkte kanë shënuar” dhe që të sugjerohet “zëvendësimi apo kalimi në pajisje me risk të reduktuar në vend të lënies së cigares si e vetmja mundësi” siç shpjegohet në vlerësimin Khan të kryer në emër të Sekretarit të shtetit për Shëndetësinë dhe Shërbimit social të Britanisë së Madhe.
Landl sjell në vëmendje se “me një rishikim të Direktivave të Produkteve të Duhanit, BE duhet të përqafojë konceptin e reduktimit të dëmit, duke ofruar edhe informacion për mundësitë që kalimi në këto produkte arrin të ofrojë për duhanpirësit”.