Këtë të martë, më 14 tetor 2025, ndikimi i Hënës në shenjën e Gaforres do të jetë i fuqishëm, duke favorizuar veçanërisht Gaforren dhe Bricjapin. Për këto dy shenja, Hëna ndikon përkatësisht në shtëpinë e 1-rë dhe të 7-të, duke ndriçuar çështjet personale, marrëdhëniet, dhe mënyrën si i shohin vetveten e të tjerët. Do të kenë mundësi të distancohen nga ndjeshmëria e tepërt dhe të marrin vendime të qarta, të balancuara, si në jetën dashurore ashtu edhe në atë familjare.
Për të gjithë shenjat, kjo ditë karakterizohet nga ndikimi emocional i Hënës në Gaforre, që sjell një kthim të vëmendjes drejt familjes, shtëpisë dhe kujtimeve të së kaluarës.
Shmangia e shpërdorimit të energjisë, mendimi i kthjellët dhe qëndrueshmëria do të jenë tipare të forta të ditës. Ka gjasa të ndiheni më të qetë emocionalisht dhe më të prirur të zgjidhni gjërat me logjikë, jo me impuls.
Për shumëkënd, kjo mund të jetë dita ideale për t’u shkëputur nga e vjetra, për të rifreskuar mendimet dhe për të ndryshuar drejtimin emocional apo mendor.
Paqja vjen kur ndalemi dhe dëgjojmë veten. Sot është dita për ta bërë pikërisht këtë.
Mos e injoro ndjesinë e brendshme sot, ajo mund të të udhëheqë më saktë se logjika.