Ka shumë arsye se përse duhet të konsumoni salmon e një prej më të rëndësishmeve është shija e tij e mirë. Megjithatë kjo nuk është arsyeja e vetme, pasi salmoni është një nga burimet më të mëdha të omega-3, vitaminës B6, D dhe yndyrnave të shëndetshme. Pra një ushqim perfekt për të gjithë ata që duan të mbajnë dietë dhe ata që dinë të shijojnë. Sipas ekspertëve, salmoni është një nga ushqimet kyç që luftojnë arteriosklerozën.

Ekspertët shpjegojnë se yndyrnat e gjendura tek omega-3 formojnë disa molekula të cilat ndalojnë inflamacionin. Në këtë mënyrë lufta me sëmundjen është më e thjeshtë. Hildur Arnardottir, drejtuese e studimit shprehet se:

Acidet omega-3 mund të ndihmojnë në kurimin e ateriosklerozës duke ulur procesin e inflamacionit që prek trupin tuaj.

Megjithëse ka ende vend për studime të tjera, çfarë është e sigurtë në këtë pikë është se omega-3 ju ndalon dhimbjet. Salmoni siç përmendëm edhe më lart është një nga ushqimet më të pasura me omega-3. Në 100 gr salmon të freskët përmbahen 4 gr omega-3 që është mëse e mjaftueshme për dozën tuaj ditore.