Shenjat e horoskopit më shumë hakmarrëse janë Akrepi, Peshqit, Demi dhe Virgjëresha. Në përgjithësi, dominojnë më shumë se të tjerat, ndaj, kujdes me ta!

Demi

Nëse mendoni të mërzisni një Dem, do përjetoni një ferr të vërtetë më pas. Demi nuk harron lehtë e nuk do të tërhiqet në këmbënguljen e tij për t’ju bërë keq.

Virgjëresha

Virgjëresha mund të jetë më pak hakmarrëse në këtë listë. Forma e hakmarrjes së Virgjëreshës vjen në valë jo shumë agresive. Mos u mashtroni me këtë gjë, pasi mendon më gjatë për t’u hakmarrë me ju.

Akrepi

Akrepi është një nga shenjat hakmarrëse të zodiakut. Edhe nëse kalojnë shumë vite, një Akrep kurrë nuk e harron inatin që ka me ju. Mënyra që do gjejnë për t’u hakëmarrë është edhe e frikshme, pasi imagjinata e tij është e madhe.

Peshqit

Peshqit mund të duken të pafajshëm, por ndjeshmërinë e tyre ekstreme duhet ta keni kujdes. Nëse ofendoni një Peshk, më vonë do t’jua kthejë në mënyrën që nuk e kishit imagjinuar. Një ditë do të kuptoni se arsyeja është dëmi që ju ka bërë një Peshk./Top Albania Radio