Studiuesit pohojnë se një në dhjetë vdekje mund të shmanget nëse njerëzit kosisin lëndinat e tyre për 11 minuta në ditë. Ky aktivitet mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes së hershme, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kembrixhit thotë se 75 minuta ushtrime të moderuara në javë, ose 11 minuta stërvitje në ditë, mund të zvogëlojnë rreziqet për shëndetin në krahasim me mungesën e ushtrimeve.

Ekspertët analizuan 196 artikuj kërkimor mbi përfitimet shëndetësore të ushtrimeve që përfshijnë më shumë se 30 milionë të rritur. Pas analizave, ekipi i shkencëtarëve vlerësoi se një në dhjetë vdekje të hershme mund të shmangej nëse njerëzit joaktivë bënin të paktën 75 minuta stërvitje të moderuar në javë. Rreziku i vdekjes së hershme, sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit u reduktua te njerëzit që ushtroheshin më shumë.

Në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët nga Universiteti i Kembrixhit në hulumtimin e kryer dhe rekomandojnë të paktën 2.5 orë aktivitet të moderuar ose 75 minuta çdo javë. Ndërkaq, shkenca ka treguar se kimikatet e lëshuara gjatë kositjes së barit i bëjnë njerëzit të ndihen të lumtur dhe të relaksuar, gjë që mund të parandalojë problemet mendore në pleqëri. /Top Albania Radio/