Nuk mund të vendosni për ngjyrën e makinës suaj të ardhshme? Epo, BMW ka gjetur zgjidhjen falë teknologjisë iX Flow tërësisht elektrike, që ndryshon nga e zeza në të bardhë vetëm me shtypjen e një butoni.
Firma gjermane e automobilave zbuloi automjetin sportiv të ngjashëm me “kameleonin” sot në Panairin Consumer Electronics, i cili po mbahet në Las Vegas, Nevada.
Aftësia për ndryshimin e ngjyrave përdor të njëjtën teknologji elektroforetike ‘E ink’ të integruar në ekranet e lexuesve të e-Book.
Elektroforeza funksionon duke përdorur një fushë elektrike të aplikuar për të ndarë molekulat – në këtë rast, pigmentet e zezë dhe të bardhë – bazuar në ngarkesat e tyre elektrike përkatëse.
Krahas përfitimeve estetike, ndryshimi i ngjyrës së makinës mund të përdoret gjithashtu edhe për disa funksione të tjera, shpjeguan projektuesit.
Në të ardhmen, e njëjta teknologji mund të aplikohet edhe në brendësi të modeleve të reja të BMW-së, duke i lejuar drejtuesit të ndryshojnë edhe ngjyrën e brendshme të makinës së tyre.