Një grua është shpallur në kërkim në Britaninë e Madhe pas një gjesti jo etik që ajo bëri në publik.
Gruaja akuzohet se ka urinuar brenda një autobusi teksa po udhëtonte me miqtë e saj, e po ashtu ka sulmuar dy pasagjere të tjera që ishin brenda në autobus.
Gjithçka ka ndodhur për shkak se shoferi nuk pranoi të bënte ndalesa gjatë rrugës. Autobusi po udhëtonte nga Bournemouth në Ringwood në Hampshire, dhe gruaja shoqërohej nga një vajzë dhe një burrë. Ata i kërkuan shoferit të ndalonte, por ai nuk pranoi duke dashur të shkurtonte kohën e udhëtimit.
Në këtë moment, kamera te autobusit kanë kapur burrin teksa godet me grushte xhamin e autobusit pranë vendit ku ishte ulur, ndërsa gruaja shihet duke urinuar. Pikërisht nga këto pamje ata u identifikuan dhe u shpallën në kërkim.