Arti i realizimit të bizhuterive është me të vërtetë një proces kreativ, por një çift kanë shkuar përtej imagjinatës, teksa kanë krijuar produkte me spermë.
Amanda Booth dhe bashkëshorti i saj filluan të ngarkojnë video në TikTok ku tregojnë krijimeve të tyre, të cilat i quajtën “bizhuteri j–zy”. Video shumë shpejt mori shumë shikime dhe përdorues të ndryshëm filluan të dërgonin kërkesa të ndryshme.
Gjithçka nisi ku një person kërkoi “bizhuteri me spermë”. Çifti menjëherë qeshën me idenë dhe postuan një video, në të cilën përshkruanin këtë kërkesë të çuditshme. Megjithatë, kërkesat për këto produkte u rritën dhe çifti e mori seriozisht këtë punë.
@amandaldbooth Stay tuned for results I guess ??♀️
Kështu, vendosën të nisin prodhimin e bizhuterive specifike, por në sasi të kufizuar për arsye teknike. Amanda Booth tha se të interesuarit dërgojnë përmes postës spermën e paketuar në një enë të veçantë dhe më pas nis një “proces jo i këndshëm”, raporton New York Post.
Sipas saj, për shkak se aroma është e fortë, përpunimi i këtyre bizhuterive bëhet gjithmonë në fund të ditës, për shkak të aromës.
“Ne i përpunojmë ato në fund të ditës, përndryshe, ne punojmë me atë erë të veçantë gjatë gjithë ditës”, tha ajo.
Ajo zbuloi po ashtu se duhet një lugë çaji spermë së bashku me argjilën për të bërë bizhuteri. Tashmë krijimet e saj janë bërë befasuese, siç pretendon ajo, ndërsa vazhdimisht i vijnë kërkesa, por edhe mostra për të bërë bizhuteri të reja.