I ftuar në emisionin “Vitality Vibes” këtë javë ka qenë Dr. Eugen Dautllari, okulist-kirurg. Mjek prej më shumë se 15 vite, i specializuar në kirurgjinë e syrit dhe në okulistikë. Së bashku me Ilvi Begollin ata kanë diskutuar gjithçka në lidhje me shëndetin e syrit, si ndikon teknologjia dhe si duhet të kujdesemi ne për gjithçka.
Gjatë intervistës Ilvi e pyeti në lidhje me kamomilin që përdoret zakonisht për të shpërlarë sytë, sa i nevojshëm është në përdorim dhe a ka vërtet efekt. Doktori shpjegoi gjithçka duke thënë se:
Unë në praktikën time ua ndaloj në mënyrë rigoroze, përdorimim e kamomilës. Shumë nga nënat tona, kanë pastruar sytë, sklepat me kamomil. Në vetvete kamomila nuk është i keq për çaj apo për të pastruar lëkurën, por kur lagështira, uji hyn në sy me shije kamomili apo me shije tjetër ose në dush kur ne hapim sytë. Ngaqë uji nuk ka pehashin e lotit që prodhon syri e irriton dhe krijon një edemë të epitelit të kornesë dhe me hapjen, mbylljen dhe fërkimin e syve ne mund të shkaktojmë plagë të vogla, këto lloj plagësh nuk na lënë të flemë gjumë. Na djegin sytë, na shpojnë ose na duket sikur kemi një qerpik në sy.
Gjithashtu okulisti-kirurg shtoi se:
Në të njëjtën mënyrë, vijnë edhe pacientët. Të njëjtë mënyrë vijnë dhe pacientët që i hynë ashkla ose mekanikët që punojnë me gur fresibë, praktikisht e njëjta gjë ndodh edhe me ujin e kamomilës. Provokojmë sytë që të gërvishten lehtë dhe të shkaktojnë një erozion të eptelit dhe detyrimisht vijnë këto pasojat.