Një studim i fundit nga kërkuesi Dr. Paul Kelley në Universitetin e Oxford-it ka zbuluar se fillimi i punës para orës 10 të mëngjesit është në kundërshtim me ritmet natyrore biologjike të trupit të njeriut, duke e bërë atë më pak produktiv dhe më të lodhur.

Sipas Dr. Kelley, trupi nuk është biologjikisht i përgatitur për të funksionuar në nivelin më të lartë gjatë orëve të para të mëngjesit, pasi cikli i gjumit dhe ritmet cirkadiane, të njohura si “ora e brendshme biologjike”, janë ende në proces zgjimi.

Shumë njerëz ndihen të lodhur, të shpërqendruar dhe me mungesë energjie gjatë orëve të para të punës

-thekson studiuesi.

Pas orës 10:00, trupi është më i gatshëm për përqendrim dhe produktivitet maksimal.

Kjo mund të shpjegojë pse shumë persona ndihen më të qetë dhe më të efektshëm gjatë mesditës, krahasuar me orët e para të ditës.

Sipas ekspertëve, ndryshimi i orarit të punës për t’u përshtatur me ritmet biologjike natyrore mund të rrisë produktivitetin dhe mirëqenien psikofiziketë punonjësve.

Dr. Kelley sugjeron që kompanitë të rimendojnë strukturën e ditës së punës, duke filluar më vonë, për të krijuar kushte më të shëndetshme dhe më efikase për punonjësit.