Me siguri të gjithë jeni kuriozë të dini se çfarë ndodh në mendjet tuaja në momentin që nisni të urreni ish partnerin. Filozofja e specializuar në neurologji, Berit Oskar Brogaard i kthen përgjigje kësaj pyetjeje dhe shpjegon:

Të gjithë e dimë që i idealizojmë partnerët tanë në fillim të marrëdhënieve duke shpërfillur të gjithë të metat e tyre dhe duke lartësuar tiparet më të mira dhe të pëlqyeshme të personalitetit. Dopamina është neurotransmetuesi kryesor përgjegjës për këtë lloj gjykimi të gabuar. Kur marrëdhëniet prishen, është tejmase e rrallë që të dyja palët të ndihen mirë dhe të mbeten miq. Në fakt, në rastet e rralla kur kjo ndodh, të dyja palët ndoshta nuk e duan më njëri-tjetrin dhe ndaj nuk nisin me lojërat e fajësimit. Megjithatë, në shumicën e rasteve ndarjet shoqërohen me zemërim, inat, keqardhje dhe xhelozi.

Dopamina mund mund të shpjegojë tendencën e njerëzve të dashuruar për të romantizuar partnerët e tyre dhe për t’i dhënë kuptim çdo lëvizjeje të vogël që ai ose ajo bën. Është pikërisht roli i këtij neurotransmetuesi që ndikon në emocione pasi i nxit njerëzit t’u vendosin të tjerëve cilësi të cilat janë të ekzagjeruara ose nuk ekzistojnë. Kur jeni të dashuruar, nivelet e dopaminës janë të larta kur mendoni për të dashurin tuaj dhe kështu truri kthehet në një instrument më pak të besueshëm për të formuar besime të forta ose për të marrë vendime të drejta. Kjo mendësi ndryshon menjëherë kur marrëdhënia përfundon, veçanërisht nëse nuk ishte vendimi juaj për t’i dhënë fund. Stabilizmi i neurotransmetuesit pas ndarjes do ju bëjë të shihni realitetin për atë që është, si dhe do t’ju bëjë të ndjeni urrejtje dhe zemërim ndaj personit të zemrës. Gradualisht, nivelet e dopaminës normalizohen dhe sa më shumë kohë kalon, aq më e lehtë është të harrojmë ish partnerin me të mirat dhe të këqijat e tij.