Nëse je i njohur me astrologjinë, atëherë e di që çdo shenjë e zodiakut ka karakteristikat e saj unike, por edhe një dobësi që shpesh e mohon ose nuk e pranon kurrë. Jo vetëm që nuk duan ta pranojnë, por shumë prej tyre bëjnë çmos të bindin veten (dhe të tjerët) për të kundërtën.
Le të zbulojmë se çfarë i mundojnë në heshtje të 12 shenjat e zodiakut, edhe pse betohen që s’është e vërtetë!
Dashi
“Unë jam super i qetë. Mos e merr personalisht!”
Në realitet, Dashi është shpërthyes dhe i nxehur, por përpiqet ta mbulojë këtë në mënyrë të qetë.
Demi
“Unë? Xheloz? Kurrë!”
Në të vërtetë, Demi është një nga shenjat më posesive dhe e lidhur pas sigurisë emocionale dhe materiale.
Binjakët
“Nuk më pëlqen të gjykoj askënd.”
Epo, kushdo që i njeh Binjakët e di sa shpejt analizojnë dhe komentojnë gjithçka që ndodh rreth tyre.
Gaforrja
“Unë ndihem mirë. Gjithçka është në rregull!”
Mjeshtër i fshehjes së emocioneve të thella, Gaforrja shpesh mban një buzëqeshje, edhe kur është ‘e thyer’ brenda vetes.
Luani
“S’e kam fare problem, e kam kaluar tashmë!”
Luani nuk do ta pranojë kurrë që është lënduar, egoja e tij nuk e lejon ta tregojë dobësinë.
Virgjëresha
“Nuk kam aspak stres!”
Në mendjen e Virgjëreshës rrotullohen 1000 mendime për minutë. Gjithçka analizon, gjithçka e shqetëson.
Peshorja
“Unë nuk gënjej asnjëherë.”
Për të ruajtur paqen dhe ekuilibrin, Peshorja ndonjëherë thotë gjysmë të vërteta… që praktikisht janë gënjeshtra të zbukuruara.
Akrepi
“S’kam obsesione, jam shumë i relaksuar.”
Në të vërtetë, Akrepi është një ndër shenjat më pasionante dhe e fiksuar pas gjërave që do, qofshin njerëz apo ide.
Shigjetari
“Nuk më intereson!”
Ai sillet sikur s’e prek asgjë, por kur e humbet kontrollin, shpërthen më shumë se kushdo tjetër.
Bricjapi
“S’kam nevojë për ndihmën e askujt.”
Gjithmonë përpiqet të jetë i fortë, por edhe Bricjapi ka nevojë për mbështetje, vetëm se nuk e kërkon kurrë.
Ujori
“S’kam pasiguri, jam shumë i lirë.”
Ai mundohet të duket si rebel i pavarur, por shpesh është i përfshirë në luftë të brendshme me veten.
Peshqit
“Mund ta bëj gjithçka vetë.”
Edhe pse të duket i ëmbël dhe i pavarur, Peshqit shpesh kanë nevojë për përkrahje emocionale edhe nëse nuk e thonë me fjalë.