Qëndrimi në shtëpi është mënyra e re për të festuar dashurinë. Këtë ka zbuluar një studim i Censuswide, i cili ka anketuar çifte nga vende të ndryshme të botës. Sipas rezultateve, 49% e të anketuarve preferojnë të festojnë San Valentinin në shtëpi. Arsyet kryesore? Komoditeti, kursimi i kostove dhe dëshira për më shumë intimitet. Nëse dëshironi të përqafoni këtë ‘frymë’, ekzistojnë disa ide për një mbrëmje perfekte. Darkë speciale për dy. Zgjidhni një menu të shijshme, me ushqime të preferuara dhe një prekje romantike si çokollata apo frutat e freskëta.
Një spërkatje me zemra, qirinj dhe ndriçim i butë do ta bëjnë atmosferën edhe më magjike. Një verë e mirë ose një koktej special mund të shtojë një prekje festive. Një dhuratë e personalizuar, mjë letër dashurie, një dhuratë simbolike ose një surprizë e vogël mund ta bëjë natën edhe më të veçantë. Festimi i San Valentinit në shtëpi nuk është thjesht një zgjedhje praktike, por edhe një mënyrë intime dhe e veçantë për të ndarë dashurinë.
Shën Valentini në mënyrë paradoksale shkakton edhe gjendje ankthi. Ata që e duan ditën e Shën Valentinit tashmë po mendojnë se si ta bëjnë shtëpinë dhe/ose ditën e tyre mjaftueshëm romantike. Ata që e shohin këtë ditë si një festë komerciale, e përjetojnë atë si çdo ditë tjetër. Kjo është arsyeja pse në të dyja rastet kjo festë mund të nxisë gjendje ankthi. Ankth për t’u përgatitur, sepse do të dëshironit që gjithçka të ishte perfekte, ose ankth nga mendimi për të shmangur çdo gjë që i ngjan një zemre ose një lule.