I ftuar në emisionin “Vitality Vibes” në Top Albania Radio në episodin e parë të sezonit të tretë me Ilvi Begollin ka qenë Dritan Todhe, kirurg dhe ortoped. Ata kanë diskutuar dhe kanë shpjeguar me detaje gjithçka që pacientët duhet të dinë në lidhje me injeksionet që bëhen në kyçe ose në kockë. Kanë analizuar gjithashtu edhe faktorët që ndikojnë dhe çfarë shkaktojnë gjilpërat kortizonike tek kockat dhe pse duhet që gjithmonë të jemi të kujdesshëm…

Deri në moshat 20 vjeç, ne jemi në një moment ngjitës në zhvillimin tonë biologjjik, predominojnë në trupin tonë enzimat ndërtuese. Pas të njëzetave predominojnë enzimat shkatërruese, e njejta gjë është edhe te fjala vjen likidin sinovial të gjurit që ne e njohim me emrin lëngu i gjurit, acidet hialuronike që ne i injektojmë brenda në gju frenojnë mbi 17 enzima shkatërruese, pra enzima të cilat degjenerojnë gjurin tonë, konsumojnë kërcet tona të gjurit. Duke i fernuar këto i japin hov enzimave ndërtuese. Në këtë mënyrë pacienti performon më mirë. Sigurisht që këto janë injeksione që përdoren pas të njëzetave.

Ndërsa kenakorti ose kortizonikët kryesisht ulin inflamacionin dhe acarimin e gjurit e ndihmojnë atë që të vetshërohet, por e gërryen nga ana tjetër. Le ta krahasojmë me acidin, ka një efekt acid. E gërryen dhe e bën vrima, vrima.