Një ditë para ekuinoksit të vjeshtës, qielli do të dëshmojë një tjetër ngjarje të fuqishme: Eklipsi diellor, i cili është mjaft ndikues në shumë shenja të horoskopit. Ai do të ndodhë më 21 shtator 2025 dhe kjo periudhë është shumë intensive, si dhe ndez një moment të ri në jetën tënde romantike.

Sipas astrologes Lisa Stardust, tre shenja do të ceken më shumë nga kjo energji. Nëse je një Dem, Gaforre ose Peshqit, do të përjetosh ndryshime të mëdha.

 Demi

Ti njihesh për qëndrueshmërinë dhe sensualitetin tënd. Kjo ngjarje qiellore është krijuar veçanërisht për ty, pasi do të ndikojë shumë në raportet e tua. Më në fund, do të kesh më shumë qartësi në lidhje me dashurinë dhe partneritetin. Tani, mund të sigurohesh 100% nëse personi me të cilin do të përmbushë standardet që ti ke në këtë lidhje.

Tako njerëz të rinj, hap një llogari në aplikacionet e takimeve, si dhe ki një perspektivë pozitive rreth gjërave që të rrethojnë. Transformo qëndrimin tënd, pasi ky eklips diellor do të çojë në rrugën e duhur, për të të sjellë fiks personin që kërkon.

 Gaforrja

Gaforre, ti e meriton dashurinë që ia jep të tjerëve. Por ka vetëm një mënyrë për ta marrë: Duke e kërkuar atë! Komunikimi është thelbësor dhe kozmosi po e nxjerr në pah këtë aspekt të ri. Ke mundësi të reja për ta shprehur veten dhe për të thelluar më tepër lidhjen që ke krijuar me dikë.

Gaforret shpesh kanë tendencën të idealizojnë personin me të cilin janë në një marrëdhënie, duke dashur t’i kënaqin ata në çdo mënyrë të mundshme, edhe nëse kjo do të thotë të zbehin dritën e tyre. Megjithatë, kjo ngjarje të inkurajon të jesh më autentik dhe i hapur.

Peshqit

Ti je një shenjë ëndërrimtare, e ndjeshme dhe fantazon romancën në çdo aspekt të jetës. Shfrytëzoje këtë aftësinë tënde, duke e kanalizuar këtë energji për të mirën e marrëdhënies tënde.

Një rikthim nostalgjik nëpër kujtime me dikë të veçantë mund të ndezë ndjenja të vjetra dhe të të kujtojë se çfarë do vërtet nga një marrëdhënie. Riktheu në ato çaste, por vetëm për të reflektuar. Dashuria do të vijë sërish te ti, mjafton që ti të jesh gati!