Aktorja ka qenë pjesë e një miniseriali ku edhe është bërë e suksesshme, njësoj si paraardhësit e saj, Macaulay Culkin, Drew Barrymore, Lindsay Lohan dhe River Phoenix
Jeta e yjeve të reja të Hollivudit duket si parajsë, por pas mund të fshihet ferri. Alarmi i fundit është ai i lëshuar nga Emma Watson, e cila nuk ngurron të tregojë anët negative të gjendjes së saj, edhe pse fatmirësisht ajo pohon se është larg veseve të këqija, siç ndodhi për shembull me Macaulay Culkin, Drew Barrymore, Lindsay Lohan dhe River Phoenix. Dihet që suksesi sjell me vete shumë efekte anësore, sidomos nëse subjekti në fjalë është ende i ri dhe dëshiron të shijojë një ditë të qetë larg paparacëve, adhuruesve dhe gazetarëve që siç të ndihmojnë të ngjisësh shkallët e karrierës, ashtu të shtyjnë edhe të biesh në humnerë. Kërkesa e fundit për ndihmë vjen nga Emma Watson, personazhi Hermione Granger i sagës “Harry Potter”, e cila edhe pse është vetëm 22 vjeçe nuk resht së daluri nëpër faqet e para të revistave të modës. Watson nisi t’i ngjiste shkallët e karrierës në vitin 2001, kur sapo kishte mbushur 11 vjeçe, u shfaq në filmin “Harry Potter dhe guri filozofal” së bashku me dy yje të ardhshëm: Daniel Radcliffe (magjistari Harry) dhe Rupert Grint (Ron Weasley). Por cili është çmimi i pagesës për një sukses të parakohshëm? “Nëse do të shkoja në një vend të lëvizshëm, nuk do të rezistoja për shumë gjatë. Nuk mund të shkoj në një muze, për shembull sepse koha maksimale që qëndroj aty është 10-15 minuta”, shpjegon artistja britanike. Sipas saj, vështirësia më e madhe është vënia fre pushtimit të admiruesve. “Kur i jepen foton një personi, menjëherë të vjen një tjetër, pastaj një tjetër akoma, e kështu procesi ndodh zinxhir, derisa situata del totalisht janë kontrollit”.
Pakënaqësia e Emma Watson nuk përbën një rast të veçantë. Pavarësisht nuancave të ndryshme, ngjarjet e kronikave na kanë treguar shpesh se fundosja vjen nga pesha e popullaritetit dhe parasë. Adoleshentë, fama e të cilëve ka koinciduar me një fazë delikate të jetës, gjë të cilës i shtohet marrëdhënia e prishur me prindërit, incidentet e panumërta për shkak të alkoolit, drogës. Pjesë e këtij realiteti të hidhur janë edhe personazhe të tjera të kinematografisë. Le t’i zbulojmë më poshtë:
Macaulay Culkin
Në vitin 1990 filmi “I vetëm në shtëpi” e bëri vogëlushin Mac (në moshën 10-vjeçare) aktorin më të famshëm dhe më të pasur të Hollivudit. Më vonë do të pasonin edhe filma të tjerë, disa çmime të ndryshme dhe një bisedë miqësore me ish-yllin e muzikës pop, Michael Jackson. Katër vjet më vonë, djaloshi do të deklaronte tërheqjen e tij nga skena, ndërkohë që këtu nisin edhe prapësitë. Pasi i ati ia kishte bërë rrush e kumbulla pasurinë, njëri nga prindërve nis një betejë gjyqësore për të marrë kujdestarinë e djalit. Kur Macaulay Culkin u rikthye në punë në vitin 2004, kurrikulumi i tij linte për të dëshiruar: një martesë e dështuar, një arrestim për përdorim marijuane dhe ilaçesh pa recetë mjekësore, si dhe një marrëdhënie e ngushtë me drogën, ku së fundmi pamja e tij të ngjallte mëshirë.
Drew Barrymore
Karriera e Barrymore nisi në moshën 3-vjeçare me filmin “Suddenly”, por fama erdhi katër vjet më vonë (në 1982-in) me filmin kult “E.T.”. Fëmijëria e Barrymore është një lloj koleksioni fotografish të frikshme: pinte pije alkoolike që në moshën 9-vjeçare, tymoste marijuanë 10 vjeçe dhe merrte kokainë kur mbushi 12 vjeçe. U shtrua në një klinikë rehabilitimi dhe si për çudi në vitet ‘90, u shndërrua në prototipin e vajzës seksi dhe çapkëne. Legjenda deshi që në 1995-n, pasi pozoi nudo për “Playboy”, kumbari i saj Steven Spielberg i dhuroi një kopje të revistës së bashku me një biletë ku gabimisht shkruhej: “Mbulohu!”. Si shumë histori, edhe kjo ka një fund të lumtur, sepse sot Barrymore, përveçse një aktore e suksesshme, është bërë edhe vajzë për së mbari.
River Phoenix
Djalë i datëlindjes 1970, u konsiderua nga kritika si një nga aktorët më premtues të brezit të tij. Fëmijë i një çifti hipish dhe i fundit i katër vëllezërve (të gjithë me një të ardhme në kinema), River u rrit në varfëri dhe u bë i njohur falë shfaqjeve të rrugës. Edhe për atë fama erdhi mes viteve ‘80-‘90, kur nisi seria e filmave “Stand by Me”, “Mosquito Coast”, “Indiana Jones” dhe kryevepra e fundit e 1991 “My Own Private Idaho”. Vdekja ashtu si fama ishte e papritur për shkak të një mbidoze natën e “Halloween”-t të vitit 1993, duke i dhënë kështu fund njëherë e përgjithmonë jetës dhe karrierës si yll i Hollivudit.
Lindsay Lohan
Edhe kjo është një tjetër vajzë e keqe. Si për të gjithë të lartpërmendurit edhe për Lindsay-n fama erdhi shumë shpejt: në moshën 3-vjeçare ajo nisi të ngjiste shkallët e para të suksesit si modele për “Ford Models” dhe “Calvin Klein Kids”. Në moshën 10-vjeçare nisi debutimin si aktore. Pavarësisht karakterit të trazuar, vijon suksesi, madje dhe me dy albume muzikore. Por nga 2007 u duk sikur gjithçka mori tatëpjetën: aksidente me makinë, arrestime për ngarje makine në gjende të dehur, posedim droge, abuzim me alkoolin, gjithçka shoqërohet me procese gjyqësore dhe dënime të gjata (i fundit daton më 2 nëntor të 2011-s: 30 ditë burg që nuk respektoi detyrimet që parashikonte dënimi për vjedhjen e një varëseje). Po me karrierën si aktore ç’po ndodh? E thënë në mënyrë bujare, përpiqet të mbijetojë.