1.Nene-TerezaNë 100-vjetorin e Traktati i Londrës, i cili u nënshkrua më 30 maj 1913, duke i dhënë fund Luftës së Parë Ballkanike dhe duke njohur pavarësinë e Shqipërisë, e përditshmja londineze ‘Express’ sjell ato që i cilëson 10 top-faktet për Shqipërinë të cilat britanikët nuk i njohin.


1. Shqiptarët nuk e quajnë shtetin e tyre Albania, e quajnë Shqipëria ose Republika e Shqipërisë.


2. Nënë Tereza (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu) nderohet si e vetmja shqiptare që ka fituar çmimin Nobel, edhe pse ka lindur në Shkup në vitin 1910 (tani në Maqedoni, por në atë kohë në Perandorinë Osmane).


3. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mban emrin e Nënë Terezës që prej vitit 2001.


4. Një tjetër personalitet me origjinë shqiptare është fitues i çmimit Nobel. Ferid Murad (e kishte babanë shqiptar, i lindur në SHBA) fitoi në vitin 1998 çmimin Nobel për Mjekësi.


5. John Belushi, ylli i filmit “Vëllezërit Bluz” gjithashtu e kishte babanë shqiptar.


6. Shqipëria, Armenia dhe Vatikani janë të vetmet vende europiane që nuk kanë hamburgerët ‘McDonald’s’.


7. Në vitin 1995, shoferët në qytetin e Shkodrës refuzuan që të paguanin një taksë për semaforët, duke thënë se qyteti i tyre nuk ka semaforë.


8. Shqiptarët e tundin kokën nga lart poshtë për të thënë ‘jo’ dhe anash për të thënë ‘po’.


9. Shqipëria nuk ka fituar kurrë një medalje në Lojërat Olimpike.


10. Mbreti Zog i Shqipërisë është i vetmi lider kombëtar në kohët moderne që i është përgjigjur me zjarr një atentati ndaj tij.


 


30 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)