Hyrja e Urani në Binjakë pritet të sjellë një valë ndryshimesh pozitive për disa shenja të horoskopit.

Sipas astrologut Evan Nathaniel Grim, fundi i muajit mund të jetë momenti i kthesës për katër prej tyre.

Demi

Pas vitesh sfidash që nga viti 2018, më në fund vjen lehtësimi. Ndryshimet që dikur dukeshin të vështira tani fillojnë të japin fryte. Demi do të fitojë më shumë qartësi, do të përshtatet më lehtë dhe do të ndihet gati të marrë atë që meriton. Rrugët hapen dhe vendimet bëhen më të sigurta.

Akrepi

Marrëdhëniet kanë kaluar nëpër turbulenca, por kjo periudhë sjell zbulime të rëndësishme. Edhe pse disa situata mund të duken të forta në fillim, ato do të kenë ndikim pozitiv në planin afatgjatë. Madje, nuk përjashtohet një njohje e papritur që mund t’ju ndryshojë jetën.

Luani

Karriera ka qenë e trazuar, por tani vjen momenti i kthesës. Me lëvizjen e Uranit, largohen keqkuptimet dhe reputacioni përmirësohet ndjeshëm. Mundësi të reja profesionale dhe vlerësim nga të tjerët janë shumë pranë.

Ujori

Pas një periudhe të gjatë ndryshimesh të vështira në jetën personale dhe familjare, Ujori më në fund merr frymë lirisht. Stabiliteti rikthehet dhe ndjenja e përkatësisë bëhet më e fortë. Disa mund të marrin vendime të guximshme që do t’i çojnë drejt një jete më të qetë dhe autentike.