Jeni të pasionuar pas astrologjisë, apo thjesht kuriozë për ndikimin që mund të ketë Merkuri në jetën tuaj? Ka mundësi që të keni dëgjuar shpesh për fenomenin e “prapavijës së Merkurit”.

Ky është një cikël që ndodh tri deri katër herë gjatë vitit dhe sipas astrologjisë, shpesh është i lidhur me vonesa, keqkuptime dhe shpërthime të papritura të situatave në jetën tonë, siç janë problematika në komunikim, udhëtime apo teknologji. Nëse doni të shmangni konfuzionet gjatë këtyre periudhave, mund të jetë e dobishme të dini se kur Merkuri do të jetë në prapavijë gjatë vitit 2025.

Çfarë është “Prapavija e Mërkurit”?

Prapavija e Merkurit është një periudhë që zgjat rreth tre javë dhe ndodh kur ky planet, i njohur për ndikimin e tij në komunikim, udhëtime dhe teknologji, ngadalësohet dhe duket sikur po lëviz prapa në qiellin tonë. Gjatë këtyre periudhave, fushat që qeveris Merkuri mund të përjetojnë luhatje dhe përplasje të papritura. Prapavija e Merkurit është shpesh një mundësi për reflektim dhe për të rishikuar planet e mëparshme.

Kur do të jetë “Mërkuri në prapavijë” në 2025?

Në vitin 2025, Merkuri do të kalojë në prapavijë tri herë, si më poshtë:

– 15 mars – 7 prill në shenjat e Dashit dhe Peshqve

– 18 korrik – 11 gusht në shenjën e Luanit

– 9 nëntor – 29 nëntor në shenjën e Shigjetarit dhe Akrepit

Si do të ndikojë kjo dukuri?

Gjatë këtyre periudhave, prapavija e Merkurit do të ndodhë kryesisht në shenjat e zjarrit – Dash, Luan dhe Shigjetar.

Këto shenja janë të njohura për energjinë e tyre dhe për orientimin ndaj veprimit. Kjo do të thotë se periudha e prapavijës së Merkurit do të ndikojë në mënyrën si do të mendoni dhe do të shprehni ambiciet tuaja. Prapavija e Merkurit mund të jetë një mundësi për rishikim dhe rivlerësim të qëllimeve personale dhe profesionale, përmirësim të marrëdhënieve dhe forcimin e vetëbesimit.

Ndikimi i prapavijës së Merkurit do të jetë i ndryshëm për secilën shenjë, dhe kjo varet nga pocizioni  shenjave të zjarrit në hartën tuaj astrologjike. Për shembull, nëse Shigjetari është në shtëpinë e marrëdhënieve, prapavija e Merkurit në nëntor mund të sjellë një periudhë reflektimi për marrëdhëniet romantike dhe profesionale.

Çfarë duhet të bëni gjatë kësaj periudhe?

Edhe pse mund të ndodhin disa vonesa dhe keqkuptime gjatë këtyre periudhave, nuk është diçka për t’u shqetësuar. Disa këshilla për t’u përgatitur janë:

– Rishikoni gjithçka para se të dërgoni mesazhe apo e-maile.

– Evito vendimet e mëdha pa i menduar mirë.

– Planifikoni më shumë kohë për udhëtime dhe takime.

– Mendoni dy herë para se t’i dërgoni mesazh ish-partnerit.

Kjo lëvizje e Mërkurit nuk është gjithmonë negative; ajo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar, për të zgjidhur çështje të papërfunduara dhe për të rishikuar projektet që keni nisur më parë.

Kur Merkuri të kthehet në lëvizje të zakonshme, do të jeni të gatshëm dhe më të sigurt për të ndërmarrë hapat e ardhshëm në jetën tuaj!