“Frozen”


Kritikët e kulturës mendojnë se filmat e kompanisë “Diznej”, që nga ato më klasikët deri tek ai më i fundit, përmbajnë mesazhe të fshehura që synojnë ta bëjnë botën një vend më pranues kundrejt homoseksualitetit


AKASH NIKOLAS, “The Atlantic”


Disney_Character_Collage_by_ToonGeniusNjë nga filmat vizatimorë më të vlerësuar dhe më fitimprurësi gjithashtu, “Frozen”, ka ngritur te kritikët e kulturës pyetje interesante në lidhje me metaforat dhe mesazhet e fshehura të tij. Pyetja e një prej personazheve që ka të bëjë me superfuqitë e Elsës “e lindur me të apo e mallkuar?” i ka ndarë adhuruesit në dy grupe: liberalët që e vlerësojnë filmin për nëntekstin dhe konservatorët që e cilësojnë si diçka jo të mirë.


Kompania e filmave vizatimorë “Diznej”, për dekada ka pasur të ashtuquajturën “axhendën gej”, që thuhet se ndihmon për ta bërë botën një vend më tolerant dhe pranues.


Si një biznes, “Diznej” ka ruajtur një sjellje progresive kundrejt njerëzve LGBT. Takime të mbledhjes së atyre që kanë preferenca homoseksuale janë mbajtur në botën “Diznej” që prej vitit 1999. Kompania u ka ofruar punonjësve gej përfitime të sigurimit shëndetësor për partnerët e tyre që prej vitit 1995.


Një nga rastet më të njohura të atmosferës tolerante të kompanisë është rasti i tekstshkruesit Hauard Eshmën (Howard Ashman), i cili i shprehu hapur preferencat e tij seksuale dhe vdiq nga AIDS më 1991-shin. Ai jo vetëm që shkroi këngë për filmat si “Sirena e vogël”, “E Bukura dhe Bisha” apo “Aladini”, por mori pjesë edhe në përzgjedhjen e aktorëve dhe në produksion.


“Diznej” ia njohu kontributin Eshmën, duke i shkruar një dedikim “Për mikun tonë Hauard Eshmën, i cili i dha një sirene zërin dhe një bishe shpirtin, do t’i jemi përgjithmonë mirënjohës.”


Eshmën punoi me “Të Bukurën dhe Bishën” në fazën më të keqe të sëmundjes së tij dhe kompozitori Alan Menken e quajti filmin një “histori personale” të Eshmën. Rezultati është një film që mund të shihet si një alegori: i dëbuar nga shoqëria, me një trup të transformuar dhe me jetën që i vyshkej si një trëndafil, Bisha ishte figura e sëmundjes që përkeqësohej vazhdimisht. Dashuria e së Bukurës dhe thyerja e mallkimit është kura e fantazuar që Eshmën nuk mundi ta kishte në realitet.


Por edhe pa ndikimin e Eshmën, protagonistët e “Diznejt” kanë ndjesi largësie nga shoqëria dhe dëshira të brendshme, si për shembull personazhi i Arielit që shprehet se do të jetë pjesë e botës tjetër, tek e Bukura që është një vajzë ndryshe nga pjesa tjetër e njerëzve dhe te Pokahontas që nuk do të jetë e pandjeshme.


Edhe filmat klasikë të kompanisë “Diznej” i kanë këto karakteristika. I tallur për veshët e tij të mëdhenj, Dumbo mëson të fluturojë. Pinoku është në ankth se nuk di të sillet si “një djalë i vërtetë”. Madje ka edhe protagonistë të filmave vizatimorë që kanë refuzuar shpesh partnerët e martesave tradicionale. Ariel do të martohet me një njeri ndryshe nga dëshira e të atit, e Bukura refuzon propozimin e Gastonit në mes të qytetit, Xhazmina refuzon të martohet me mëtuesit e saj, Pokahontas nuk pranon të martohet me një luftëtar të fisit dhe Mulan del kundër shkuesisë tradicionale.


Në këtë mënyrë, ndonëse filmat e kompanisë “Diznej” kanë ofruar shpesh një fund të lumtur tradicional me një martesë heteroseksuale, udhëtimi gjithnjë ka përfshirë refuzimin e pritjeve të shoqërisë apo prindërve dhe shprehjen e “lirisë për t’u martuar me dikë që do”, që është në vetvete shpirti i të drejtave të homoseksualëve.


10-potentially-great-disney-marvel-animated-moviesNë fakt, shumë prej dashurive të kompanisë “Diznej” kanë dëshirën për të pamundurën ose atë që përcaktohet nga ekspertët si “ndjesia e së kundërtës”. Ishte e pamundur për Arielin të ishte me Erikun nëse ajo nuk bëhej njeri apo për të Bukurën të ishte me Bishën nëse ai nuk thyente mallkimin apo për Aladinin për t’u martuar me Xhazminën nëse nuk bëhej princ apo për Pokahontasin të ishte me Xhon Smithin nëse nuk largohej nga fshati i saj.


Seksualiteti është bërë shpesh i dukshëm në filma të ndryshëm vizatimorë që nga “Sirena e vogël” ku Ariel del e zhveshur nga deti dhe i duhet të mbulohet deri tek Aladini ku tregohen qartë mbathjet e sulltanit. Në po të njëjtin film, dashuria e Aladinit dhe Xhazminës ishte më pak në qendër të vëmendjes sesa miqësia e tij me xhindin dhe vendimi i tij për ta çliruar atë tregon për frymën e ndjeshme të filmit.


Një tjetër shembull i qartë është Mulan, e cila maskohet si një ushtar. Dhe më vonë ushtarët vishen si kurtizane për të hyrë fshehurazi në pallat, filmi e përmbush idenë e tij të seksit si performancë, me gratë që bëjnë si burra dhe me burrat që bëjnë si gra.


Kënga e Mulan e përforcon më shumë idenë e një fëmije të lindur në trupin me gjininë e gabuar dhe në një farë mënyre filmi lë të kuptohet se kapiteni i saj ra në dashuri me të teksa ajo ishte e maskuar si një mashkull.


Ekspertët argumentojnë se fryma e pazakontë e filmave të kompanisë “Diznej” nuk ka të bëjë vetëm me homoseksualitetin, por edhe me shprehjen e gjërave të pazakonta për t’i bërë fëmijët të shfaqen. Së pari për fëmijët që kanë “deformime të dukshme” si hunda e Pinokut, veshët e Dumbos apo flokët e Rapunzelit. Së dyti, për ata që kanë “rritje të vonuar” si Piter Pan apo Mogli, të cilët duan të jetojnë në botën e tyre. Së treti, është “rritja nga kafshët”, siç është atmosfera e filmave si “Bambi” apo “Mbreti Luan”, ku kafshët (ose anët e errëta të një njeriu) shprehin emocionet e tyre. “Diznej” është siguruar t’i tregojë çdo fëmije se është “ok” të jesh ndryshe.