Shkencëtarët kanë deshifruar fjalinë e parë të shkruar me alfabetin e lashtë të kananitëve, që daton rreth 3700 vjet më parë. Mbishkrimi është gjendur në një krehër të vogël fildishi dhe është fjalia e parë e plotë.
Në një zbulim historik, një ekip arkeologësh izraelitë kanë deshifruar fjalinë më të vjetër të njohur në gjuhën e lashtë të kananitëve.
Mbishkrimi i gjetur në një krehër fildishi të zbuluar në Tel Lakish, qyteti i dytë më i rëndësishëm në Mbretërinë Biblike të Judës, jep dëshmi për përdorimin e alfabetit rreth 3700 vjet më parë.
Krehri i lashtë u gjet në vitin 2016 në zonën e Tel Lachish dhe është i gdhendur me 17 shkronja të alfabetit fenikas të përdorur në 1700 p.e.s (pasi gjetja daton) nga kananitët.
Mbi të është gdhendur fraza: “Kjo tufë le të zhdukë morrat e flokëve dhe mjekrës”.
“Shumica e njerëzve qeshin kur u tregoni se çfarë thotë në të vërtetë mbishkrimi,” tha një nga arkeologët, Michael Hasel nga Universiteti “Southern Adventist” në Tenesi.
Por, edhe pse flet për morrat, mesazhi – “dëshira” e krehrit konsiderohej shumë i rëndësishëm, veçanërisht për prindërit e fëmijëve të vegjël.
Kanaani i lashtë ishte zona që përafërsisht korrespondonte me Izraelin/Palestinën e sotme dhe duke përfshirë Bregun Perëndimor, Jordaninë perëndimore, Sirinë jugore dhe Libanin deri në kufijtë e Turqisë së sotme. Deri tani në zonë janë gjetur 10 mbishkrime kananite, por asnjë nuk ishte e ruajtur e plotë.
Shkencëtarët arritën të deshifrojnë fjalinë disa muaj më parë, në nëntor 2022.