Jastëku është një nga sendet që përdoret çdo ditë në shtëpi, por shpesh lihet pas dore kur vjen puna te ndërrimi apo pastrimi i tij.

Shumë njerëz e mbajnë të njëjtin jastëk për vite me radhë dhe nuk e lajnë rregullisht. Kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt te higjiena dhe shëndeti.

Sipas këshillave të specialistëve, jastëkët që nuk mund të lahen duhet të ndërrohen të paktën një herë në vit. Me kalimin e kohës, ata mbushen me pluhur, baktere dhe marimanga, të cilat nuk duken me sy të lirë.

Fjetja në një jastëk të vjetër mund të sjellë probleme të ndryshme, si irritime në lëkurë, puçrra, alergji apo edhe përkeqësim të astmës.

Për këtë arsye, rekomandohet që jastëkët të lahen rregullisht ose të zëvendësohen në kohë, në mënyrë që të ruhet një ambient i pastër dhe i sigurt gjatë gjumit.