Në 20 korrik të vitit 1969, Neil Armstrong, u bë njeriu i parë që shkoi në Hënë, duke kurorëzuar kështu misionin hapësinor “Apollo 11”, të kryesuar nga NASA.


Në ekuipazh bënin pjesë gjithashtu edhe Michael Collins dhe Edwin Eugene Aldrin, i njohur si Buzz. Kohëzgjatja e përgjithshme e misionit, e nisur 51 vjet më parë, më 16 korrik 1969, ishte 8 ditë, 3 orë, 18 minuta dhe 35 sekonda.


Ndërkohë e kujtojmë këtë përvjetor me frazën që Armstrong tha se e kishte “shpikur” ndërsa vendoste këmbën në Hënë: “Një hap i vogël për një njeri, një hap gjigant për njerëzimin”.



Foto Ap/ Nasa, Armstrong dhe Aldrin