Ajo e bëri realitet fantazinë e saj për të ndryshuar trupin, por familja nuk e mbështet. Një ish-bankiere, e cila e kishte ëndërr të mbulonte trupin e saj me tatuazhe dhe pirsing, është kthyer në “dragoin e parë pa gjini në botë”.

61-vjeçarja Tiamat Legion Medusa, nga Teksasi, ka kaluar dekadën e fundit të jetës së saj duke iu nënshtruar një transformimi epik. Ajo ndryshoi lëkurën dhe u shndërrua në një “përbindësh mitik”.

Në një intervistë me YouTuber Anthony Padilla, Tiamat Legion Medusa shpjegoi se ajo ishte duke punuar si bankiere përpara se të vendoste se donte të largohej.

“Isha në fund të të 40-tave, përpara se të bëhesha kjo që jam… Kisha 79 piercing dhe shumica e tyre ishin të fshehura. Disa prej tyre i kam hequr çdo ditë dhe i kam vendosur sërish, gjë që isha mësuar ta bëja”, shpjegoi Tiamat Legion Medusa.

Megjithatë, ajo ka ëndërruar prej kohësh të shtojë më shumë piercing dhe tatuazhe të dukshme që nuk do ta lejonin të punonte në një bankë. Më pas ajo hoqi dorë nga karriera e saj në financë dhe filloi ëndrrën e dragoit.

Që nga ajo kohë, ajo ka bërë tatuazh në fytyrën e saj, ka çarë gjuhën dhe madje ka shtuar implante briri me vlerë 80,000 dollarë në ballin e saj, por djali i saj nuk e përqafoi këtë ndryshim.