Të gjithë e dimë se fotografitë e realizuara në mënyrë spontane janë shpeshherë më interesante sesa fotot që marrin më shumë kohë për t’u realizuar.


E gjitha ka të bëjë me detajet, pasi në fotot e shkrepura pa dashje mund të kapet një moment “tragjedie” ose persona që janë përfshirë aksidentalisht aty.


E pikërisht këto i bëjnë fotot më interesante dhe duhet t’i shikoni dy herë. “Bright Side” ka publikuar disa imazhe që nëse i shikoni nga larg nuk mund të kuptoni gjë, ndërsa po t’i afroni duken më bukur.