Të shqetësohesh herë pas here për punën, familjen ose marrëdhëniet është normale. Por kur shqetësimi bëhet i tepruar, i shpeshtë dhe lidhet me gjëra të zakonshme të jetës së përditshme, mund të jetë shenjë e Çrregullimit të Ankthit të Përgjithësuar (GAD). Ky çrregullim karakterizohet nga frikë dhe shqetësim i vazhdueshëm për shumë çështje të ndryshme, edhe kur nuk ka një arsye të fortë për t’u shqetësuar.
Simptomat kryesore
Simptoma kryesore është shqetësimi i tepërt dhe i pakontrollueshëm për të paktën 6 muaj.
Simptoma të tjera mund të jenë:
- Lodhje
- Nervozizëm
- Vështirësi në përqendrim
- Ndjenjë shqetësimi ose tensioni
- Probleme me gjumin
- Dhimbje koke, stomaku ose muskujsh
- Frymëmarrje e vështirësuar
- Trembje e lehtë
Këto simptoma shpesh përkeqësohen gjatë periudhave stresuese.
Shkaqet
Nuk dihet saktësisht shkaku, por mund të ndikojnë:
- Faktorët gjenetikë (trashëgimia familjare)
- Stresi ose traumat e jetës
- Disa medikamente
- Probleme të tjera të shëndetit mendor, si depresioni
- Faktorët e rrezikut
Rreziku është më i lartë nëse:
- Ke familjarë me çrregullime ankthi
- Ke përjetuar trauma ose stres të madh
- Ke një problem tjetër të shëndetit mendor
Diagnoza
Diagnoza bëhet nga një profesionist i shëndetit mendor. Zakonisht kërkohet:
- Ankth dhe shqetësim i tepërt për të paktën 6 muaj
- Vështirësi për ta kontrolluar shqetësimin
- Të paktën 3 simptoma si lodhja, nervozizmi, pagjumësia, vështirësia në përqendrim ose tensioni muskulor
Trajtimi
- Medikamente
- Antidepresantë (SSRI)
- Benzodiazepina (për përdorim afatshkurtër)
- Beta-bllokues për simptomat fizike
Psikoterapia
Terapia Kognitive-Sjellore (CBT) ndihmon në ndryshimin e mënyrës së të menduarit dhe reagimit ndaj shqetësimeve.
Teknikat e mindfulness dhe meditimit.
- Metoda plotësuese
- Akupunktura
- Masazhi
- Aromaterapia
- Disa suplemente (gjithmonë pas konsultimit me mjekun)
