Fshati Fshat është një nga 4 fshatrat përbërës të Njësisë administrative Grykë Çajë, me një distancë 36 kilometra nga Kukësi. Fshati është një zonë piktoreske e banuar që në lashtësi në shekujt e II dhe III të erës sonë, teksa përbëhet nga 9 fise: Toleni, Bici, Shehu, Darsi, Karanxha, Seferi, Mezini, Kërsula dhe Shtini, si dhe familja me mbiemrin Graci, për të cilën flitet se ka qenë edhe Bajraku i zonës.   Fshati, për shkak të terrenit që dhe zgjuarsisë e prijësve të fiseve asnjëherë nuk është sulmuar nga armiqtë e huaj, teksa është një nga shtate bajrakët e Lumës me emrin Bajraku i Fshatit (Çajes). Ku bajraku është njësi administrative ushtarake që ka pasur në krye plakun a kreun dhe si udhëheqës ushtarak në luftë ishte bajraktari. Në vitin 1927 u hap shkolla e parë në Fshat dhe fillimisht u paraqiten 30 nxënës kryesisht nga Fshati po pati edhe ndonjë nga Shkinaku dhe Buzmadhja. Banorët e Fshatit janë treguar gjithmonë Arsim dashes.Në këtë katund pati mjaft bij që kishin arritur të arsimoheshin në Turqi dhe të merrnin deri tituj si Sheh, Mulah apo Hafiz.

Si Sheh Salihi, Hafuz Darsi, Hafuz Shtini, Sheh Jahja, Mulla Hysniu etj, apo me arsim laik si Sherif Shehu, Vehap Bici, Ahmet Jashifi etj. Ka pasur edhe të arsimuar në Prizren si Jashar Seferi. Të gjithë këta kanë influencuar për rrënjosjen e një kulture me veshje Islame po ne thelb me përmbajte kombëtare shqiptare. Në tetor të vitit 1927 me interesimin e shtetit i emëruar nga ministria e arsimit, paraqitet ne fshat një mësuesi nga Shkodra.

Ai e filloi punën në xhaminë e Katundit, një nga Mektepet më të vjetra të Lumës. Shkolla e parë shqipe u hap vetëm në dhjetor të 1944 një shkollë 4 vjeçare e cila nxori kuadro të zotë. Në vitin 1960 u hap shkolla 7 vjeçare dhe nga viti 1976 u hap shkolla e mesme e cila shërbeu për gjithë banorët e kësaj zone deri ne vitin 1992. Fshati ka nxjerrë edhe një ministër në kohën e Demokracisë Osman Shehu. Gjithashtu ka nxjerre edhe prijës fetare (Myftini) për rrethin e Kukesit si Ali Shehu, i cili drejtoi myftinin e këtij rrethi prej shumë vitesh. Për të ardhur në vitet e fundit, ku një prej bijave të këtij fshati, Dallëndyshe Bici, mban poste të larta si drejtuese e IKM-së, zëvendësministre e Mbrojtjes apo tashmë drejtuese e Kadastrës. Por përkundër historisë së çmuar, bekimit me një natyë piktoreske e tërheqëse e shumë turistëve, sidomos viteve të fundit, shteti e la atë pasdore, duke bërë që ashtu si edhe në shumë fshatra të tjerë, familjet që kanë mbetur të numërohen me gishta. 6km nga Fshati kalon rruga nacionale Kukës – Peshkopi, që e ka afruar edhe më shumë qytetin me këtë zonë, por për fat të keq, rruga nuk është investuar që të shkojë me asfalt deri në Fshat, duke e lënë këtë zonë në harresë. Më 16 prill kryebashkiaku në detyrë Safet Gjici vizitoi këtë fshat, duke kërkuar votën e banorëve, këtë herë shoqëruar nga Dallëndyshe Bici, bijë e këtij fshati.  

Premtoi ndërtimin e kësaj rruge, edhe pse ishte 4 vite në pushtet, por asgjë nuk ndryshoi. Sërish banorët mbeten me besimin se dikush do të vërë dorë. Përkundër këtij fakti, lidhja shpirtërore e të gjithë banorëve të Fshatit me vendlindjen I ka shtyrë që herë pas here të kontribuojnë si në mirëmbajtjen e rrugës ashtu edhe në një prej godinave më të rëndësishme. Xhamisë së fshatit. Një ndërtesë që qëndron në këmbë prej shekujsh, e tashmë e restauruar plotësisht duke I ndërtuar edhe minaren, inaugurimi I të cilës u bë në 18 gusht të në viti më parë.   Tasim Darsi ishte një nga mbikëqyrësit kryesor të punimeve së bashki me Zabit Bicin, Shkëlzen Bicin e të tjerë bij të fshatit në emigracion. Në këtë inaugurim ishte I pranishëm edhe Myftiu I Kukësit, Islam Hoxha, apo edhe Prefekti Ali Hallaçi e kryebashkiaku Safet Gjici.  

Me zërin melodioz të tij, e zubukuroi shtëpinë e Zotit Imami. Me dhjetëra të rikthyer në Fshat nga Tirana e Jo vetëm për inaugurimi ne kësaj xhamie, me ftesë të Tasim Darsit, I kthyen sadopak atmosferën e bukur dhe të zhurmshëm këtij Fshati. Krahas Xhamisë, fshati njihet edhe për teqen më të vjetër në Ballkan. Të shumtë kanë qenë besimtarët që kanë kontribuar në ringritjen e tyrbes shekullore të Sheh Ali  Çoban Baba në  Grykë të Çajës. Por ai që u kujdes për realizimin e rindërtimit të këtij tempulli ishte postmbajtësi i Teqesë Sheh Rustem Shehu. Simboli i këtij vendi të shenjtë ka qenë dhe mbetet bashkimi i shqiptarëve në harmoni me njëri tjetrin pa ndasi fetare. Tyrbja  Asitjane Halvetie është simbol jo vetëm për Shqipërinë por edhe  disa vende të tjera, si shenjë e zinxhirit të pastër të Tyrbes Amë dhe për themeluesin e këtij vendi të  bekuar  Sheh Ali  Çoban Baba në  Grykë të Çajës.