Sigmund Freud, babai i psikoanalizës dha një këshillë të thjeshtë, por të fuqishme për gratë që zgjedhin një partner me të cilin planifikojnë të kalojnë pjesën tjetër të jetës.
“Gruaja nuk duhet ta dobësojë një mashkull, por ta relaksojë”-ka thënë Frojdi, duke treguar gabimin klasik të shumë grave që përpiqen ta “ndryshojnë” ose “zbusin” partnerin e tyre.
Sipas tij, shumë gra e lidhin dashurinë me idenë se partneri duhet të formësohet sipas pritshmërive të tyre, të bëhet më ambicioz, më i fortë, më i motivuar. Por një burrë që duhet të motivohet me zor, nuk është gati për të “pushtuar botën” apo për të ndërtuar një jetë të qëndrueshme. Përpjekjet e vazhdueshme për ta ndryshuar, vetëm sa lodhin dhe i bëjnë marrëdhëniet të tensionuara.
Zgjidhni dikë që rrezaton energji dhe stabilitet vetë, pastaj thjesht mbështeteni në mënyrë diskrete. Një burrë që ndihet i qetë, i relaksuar dhe i pranuar, do të japë shumë më shumë. Sipas Frojdit, “Ai do të bëjë tri herë më shumë për ju, nëse nuk i bëni presion.”
Ekspertët modernë të marrëdhënieve shpesh pajtohen me këtë ide. Ata theksojnë se kur dikush ndjen presion të vazhdueshëm për të ndryshuar, krijohet distancë emocionale. Përkundrazi, pranim dhe mbështetje e butë janë çelësi që një partner të lulëzojë vetë, pa imponim.




