Konkurrenca SHBA-BE


Sistemi europian i pozicionimit global, Galileo, ka arritur në pikën kur pritet të bëhet operativ, pasi satelitët tre dhe katër u hodhën në orbitë. Dy satelitët u dërguan në hapësirë me një raketë ruse, Soyuz, të hedhur nga Guiana Franceze. Ky është një hap i rëndësishëm për projektin me vlerë miliarda euro për të krijuar një version europian të Sistemit të Pozicionimit Global të krijuar më herët nga Shtetet e Bashkuara. Me katër satelitë në dispozicion, aktualisht është e mundur të testohet sistemi në tërësi. Kjo për shkak se nevojiten katër satelitë minimalisht, në mënyrë që një aparat celular apo një makinë të përdorë sinjalet e tyre për të llogaritur pozicionin e ndodhjes.


Ndërtimi i këtij sistemi është kritikuar shpesh si një hap i ekzagjeruar nga ana e europianëve, të cilët po veprojnë për të prodhuar diçka që sakaq ofrohet falas nga amerikanët. Në total, rreth 30 satelitë do të hidhen në hapësirë për Galileon, një sistem që deklaron se do të jetë në gjendje të japë shërbime më cilësore sesa ato amerikane dhe ruse, aktualisht në funksionim. Shërbimi pritet të hapet rreth vitit 2015.