Më shumë se 20 vjet nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, Perëndimi është njohur me llojet e ndryshme të udhëheqësve që dolën në këtë pjesë të madhe të botës – aparatçikë sovjetikë, nacionalistë të ashpër, spiunë të trajnuar nga KGB – por Bidzina Ivanishvili, i cili fitoi zgjedhjet në Gjeorgji dhe pritet të emërohet si Kryeministër, nuk ngjan me asgjë të parë deri më sot.


Deri pak muaj më parë, kur oligarku i panjohur, Ivanishvili, doli në skenë duke u betuar se do të rrëzojë Presidentin Mikheil Saakashvili, pothuajse askush nuk e dinte se si qe nga pamja e jashtme. Njeriu më i pasur në vend jetonte në një ambient të segreguar, të cilin e kishte ndërtuar vetë, duke rritur zebra, duke praktikuar joga dhe duke mbarështuar koleksionin e tij privat të artit që vlerësohet në 1.3 miliardë dollarë dhe që gjendet në disa pallate të rrethuara me mure të larta që ai disponon. Njëri prej pallateve është ndërtuar në një fshat malor ku ai pati lindur.


Udhëheqësit perëndimorë nuk qenë mësuar ende me ekzistencën e Ivanishvilit, 56 vjeç, si një figurë nga opozita. Por orët e tij të para si udhëheqës i kombit mjaftuan për të dhënë alarmin: Disa minuta pasi Saakashvili pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare, Ivanishvili dha një konferencë të bujshme për shtyp ku deklaroi se Presidenti duhet të japë dorëheqjen menjëherë, një vit para se t’i përfundojë mandati. Një ditë më vonë, ai i tërhoqi komentet e veta duke argumentuar se nuk e dinte se diçka e tillë mund të shkaktonte panik në kryeqytetet e Perëndimit.


Ky tranzicion politik nuk është diçka rastësore. Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar burime të jashtëzakonshme në këtë vend të vogël, një bastion pro-Perëndimor në kufirin jugor të Rusisë dhe një pikë transiti me rëndësi të madhe për energjinë dhe mallrat ushtarake. Të dhënat mbi jetën publike të Ivanishvilit janë kaq të pakta sa është e pamundur të dihet se si ai do të marrë vendime gjatë muajve të ardhshëm, ndërkohë që Rusia dëshiron ta tërheqë Gjeorgjinë më afër ndërsa ndjekësit e tij kërkojnë të fillojë menjëherë ndëshkimi i zyrtarëve që humbën pushtetin.


Shtepia e miliarderit“Ndjesia ime kryesore është se ai është diçka si një faqe e bardhë, në terma politikë”, komenton Thomas de Waal, një ekspert mbi Kaukazin në fondacionin “Carnegie” në Uashington. “Ai është një faqe me shumë hapësira të mardha dhe është i përgatitur për shumë njerëz të shkruajë politika në pjesët e bardha. Është një fat i pamerituar nga ana e SHBA-ja”.


Ivanishvili shkoi në Moskë më 1982 dhe u rikthye në Gjeorgji dy dekada më vonë me një pasuri të stërmadhe të vënë në industrinë e metaleve dhe bankat, pasuri që Forbes e vlerëson në 6.4 miliardë dollarë. Suksesi i tij në Rusi shkaktoi thashetheme që tregonin se kandidatura e tij po mbështetej në heshtje nga Kremlini, dhe megjithëse nuk ka prova për një gjë të tillë, shumica e të shkuarës së tij është misterioze.


Gjeorgjianët filluan ta njohin atë dalë ngadalë përmes dhuratave të bujshme dhe anonime: ai pagoi për katedralen me kupolë të zbukuruar me ar në Tbilisi, bleu këpucë për ushtrinë dhe kreu punë publike falas për fshatin e vet.


Megjithëse ai i fitoi paratë në një ambient të pamëshirshëm Ivanishvili shfaqet me një të folur të butë dhe me kuriozitet të pasofistikuar. Intervistat e para që dha për reporterët nga Perëndimi dhanë shumë pak kuptim mbi pyetjet se si ai do të qeverisë, përveç vendosmërisë për të rrëzuar Saakashvilin, një ish-aleat. Një i përkushtuar pas psikanalizës, Ivanishvili mund të reflektojë mbi luftën mes koshiencës dhe inkoshiencës ose të thotë se Saakashvili “nuk po e menaxhon personazhin e vet shumë mirë” dhe se ai “nuk e kupton se çfarë është dashuria”.


Kontaktet e para të nivelit të lartë qeveritar të Ivanishvilit duken të dobëta, pavarësisht përpjekjeve nga lobistët e shumtë me bazë në Uashington. Kur Sekretarja e Shtetit, Hillary Rodham Clinton, vizitoi Gjeorgjinë në qershor, ai refuzoi të takohej me të me kushtin që takimi të qe një nga – respektet e rezervuara për zyrtarët e lartë – dhe jo me udhëheqësit e tjerë të opozitës. Secila palë u ndje e mënjanuar, e largët dhe e ftohtë.


Ndërkohë, vëzhguesit perëndimorë nënvlerësuan efektivitetin e fushatës së tij. Sondazhet që u ndoqën nga Perëndimorët në Tbilisi tregonin se Saakashvili udhëhiqte me mbi 20 për qind në fillim të qershorit, një rezultat tepër i madh për t’u mposhtur nga disa video që u publikuan dhe që tregonin për abuzime në burgje. Kur Tedo Japaridze, një diplomat veteran dhe këshilltar i Ivanishvilit, vizitoi Departamentin e Shtetit javën para votimit, zyrtarët amerikanë qenë të përqendruar në përpjekjet për të shmangur protestat nga mbështetësit e Ivanishvilit.


“Ata vijonin të thoshin ‘çfarë do të ndodhë nëse ju humbisni?’” thotë Japaridze. “Unë vijoja pyesja: ‘çfarë do të ndodhë kur ne të fitojmë? A jeni ju të përgatitur për këtë gjë?’ Por ata vijonin të mos besonin.” Ivanishvili ofron një pamje krejt të kundërt me Saakashvilin, një joshës kozmopolit që flet rrjedhshëm anglisht dhe me intuitë kupton se çfarë dëshiron Perëndimi. Japaridze e përshkruan Ivanishvilin si “jashtëzakonisht realist dhe pragmatik” me “instinktet bazë të një gjeorgjiani”.


Me mbërritjen e ambasadorit amerikan, Richard B. Norland, një muaj para votimit, lidhjet e Ivanishvilit me SHBA-në ndryshuan dhe dy burrat shpesh u takuan dy herë në ditë. Ivanishvili ka thënë se do të ruajë lidhjet e ngushta të Gjeorgjisë me Shtetet e Bashkuara dhe dëshirën për të hyrë në NATO, pavarësisht rreziqeve për të zemëruar Rusinë. Fitorja e tij krijoi një “kaskadë delegacionesh” nga SHBA-ja dhe Europa, thotë Japaridze.


“Siç e kuptoj unë, Perëndimorët tashmë e kuptojnë se ky është realiteti, por në të njëjtën kohë, nuk e dinë se çfarë realiteti është”, thotë ai. “Ata po i bëjnë Ivanishvilit pyetje”.


Disa nga këto biseda dukshëm nuk janë shumë të rehatshme. Pasi Ivanishvili i kërkoi Saakashvilit dorëheqjen, tre senatorë amerikanë lëshuan një deklaratë duke thënë se qenë “të zhgënjyer dhe të shqetësuar” nga komentet, si dhe nga “kërcënimet e paspecifikuara për përndjekje ligjore”. Ndërkohë, Ivanishvili i kishte tërhequr komentet e veta.


Esben Emborg, konsulli i Danimarkës në Tbilisi, tha se episodi është pjesë e një “tendence të mësuarit hap pas hapi”, të cilën Ivanishvili po e ndjek. Sipas tij, udhëheqësi i ri ka dalë nga një “jetë tërësisht e mënjanuar në të cilën ai nuk kishte kontakt me askënd”.


“Ndoshta ai është këshilluar të kuptojë se ai ka nevojë të bëhet politikan tani, dhe nuk mund të jetë thjesht një bandit”, tha Emborg. “Nuk është një përleshje e parë që ka fituar, është një palë zgjedhje. Janë ende 50 për qind e popullsisë që nuk ka votuar për të. Dikush i tha atij: ‘Shiko, kjo nuk është mënyra se si sillen fitimtarët. Kjo është e përshtatshme për një njeri shumë të vogël’”.


Këto diskutime ka gjasa që do të rishfaqen gjatë javëve të ardhshme, ndërsa një skuadër relativisht pa eksperiencë merr përgjegjësitë. Ivanishvilli shpushpurisi më shumë pupla me një intervistë që dha në revistën ruse “Koha e Re”, në të cilën shtroi pyetjen se pse armenët etnikë jetojnë në Gjeorgji, ndërkohë që atdheu i tyre është te dera tjetër”, një koment shumë shqetësues në një vend që ka një histori të gjatë tensionesh ndëretnike.


Ivanishvili lëshoi një deklaratë pas kësaj ku thuhej se është cituar jashtë konteksti dhe se ai në fakt, po lavdëronte “dhuntitë speciale të armenëve dhe hebrenjve për të qenë qytetarë të botës dhe për të qenë të suksesshëm kudo që jetojnë”. Me këtë përfundoi java e parë e punës si udhëheqës i kombit.


“Ai është një njomëzak dhe si i tillë ka anën e mirë dhe anën e keqe”, thotë De Waal, analisti i Carnegie. “Ana e keqe është se ai është shumë i paparashikueshëm dhe bën komente shumë eksentrike. Ana e mirë është se ai ende po mëson të korrigjojë veten dhe se është i dëgjueshëm ndaj këshillave”.