E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë astrologia Denisa Shyle, e cila ka bërë një parashikim të detajuar për 12 shenjat e horoskopit gjatë sezonit të verës. Ajo ka zbuluar se cilat janë ngjarjet më të rëndësishme astrologjike që do të ndikojnë në jetën e secilës shenjë, duke u ndalur te çështjet e dashurisë, financave, familjes dhe karrierës. Çfarë rezervojnë yjet për muajt në vijim? Denisa i analizoi të gjitha në detaje.
Dashi
Shenja e Dashit është vërtet shenja e favorizuar e kësaj vere ka një ndikim shumë pozitiv, tej mase pozitiv sidomos në çështjet sentimentale, në krijimin e diçkaje të re, të projekteve të reja të cilat sjellin lumturi në jetën e tyre. Pak a shumë heqin dorë nga çdo negativitet që kanë në jetën e tyre, këtu përfshihen edhe personat negativë. Futen në një fazë ku vetëm rriten tashmë. Dashi ka qenë i lodhur për një periudhë shumë të gjatë dhe tashmë e ka kuptuar se çfarë ka rëndësi. Mbështetja më e madhe do t’i vijë pas datës 30 Qershor, kur të kalojë Jupiteri te shenja e Luanit, atëherë do të kemi edhe një zgjerim në fatin e tyre. Kjo do të thotë se mund të kenë fat në lidhje me çështjet sentimetale por po ashtu edhe për begati. Plus bëhen persona me shumë autoritet, puna që ata kanë bërë deri në këto momente bie në sy.
