Portokalli, limoni, grejpfruti pastrojnë organizmin, duke riaktivizuar qarkullimin dhe drenazhin natyral të yndyrave e amullisë
E grirë lëkura mund t’i shtohet sallatave të ndryshme, perimeve të ziera, peshkut të pjekur dhe ëmbëlsirave, duke i dhënë pjatës një shije pikante që kufizon përdorimin e vajit dhe kripës
Niseni gjithnjë ditën me një përzierje lëngjesh frutash: portokall, limon, grejpfrut, dhe në fund mbylleni vetëm me një lëng grejpfruti, sepse favorizon tretjen dhe parandalon kapsllëkun
Për të qenë të sigurt që po blini agrume vërtet të shëndetshme dhe biologjike, është mirë që të keni parasysh disa karakteristika
Kujdes: nuk duhet të konsumoni agrume gjatë darkës, sepse treten më me vështirësi
Duke pasur një veprim pastrues edhe mbi mëlçinë, agrumet riekuilibrojnë kolesterolin dhe favorizojnë drenazhin
Agrumet janë aleati i çmuar i trupit dhe i mbajtjes së linjave. Jo vetëm për praninë e vitaminave, antioksidantëve (sidomos vit .C) dhe vajrave esencialë, por edhe sepse kanë veti pastruese e antiinflamatore falë veprimit të polifenoleve: një prej këtyre, espiridina, tonifikon enët e gjakut duke ulur përshkueshmërinë e tyre dhe duke parandaluar formimin e celulitit. Duke pasur një veprim pastrues edhe mbi mëlçinë, agrumet riekuilibrojnë kolesterolin dhe favorizojnë drenazhin. Agrumet e kuqe në veçanti, përmbajnë antocianine, molekulat që i japin ngjyrën e kuqe frutave dhe janë në gjendje të bllokojnë zhvillimin e radikaleve të lira që ngadalësojnë dhe rëndojnë punën e metabolizmit. Gjithashtu, në sajë të përmbajtjes së ulët të sodiumit, agrumet këshillohen veçanërisht për personat që vuajnë nga mbajtja e ujit.
Privilegjoni ato biologjike
Për të qenë të sigurt që po blini agrume vërtet të shëndetshme dhe biologjike, është mirë që të keni parasysh disa karakteristika.
– Shmangi agrumet që nuk kanë gjethe: me siguri kanë marrë ndonjë trajtim kimik në brendësi.
– Agrumet duhet të jenë të forta, të rënda, me ngjyrë uniforme dhe pa njolla. Lëkura nuk duhet të jetë shumë e shndritshme: shkëlqimi tregon se frutave u janë injektuar substanca me prejardhje nafte, duke i bërë ato të papërdorshme në kuzhinë.
Mos e hidhni lëkurën
Nëse nuk e dinit, pjesa më e madhe e vitaminave, substancave antioksiduese dhe atyre që ndihmojnë për t’u dobësuar gjenden te lëkura e agrumeve biologjike. E grirë lëkura mund t’i shtohet sallatave të ndryshme, perimeve të ziera, peshkut të pjekur dhe ëmbëlsirave, duke i dhënë pjatës një shije pikante që kufizon përdorimin e vajit dhe kripës. Në rastin e grejpfrutit sidomos, është mirë të konsumohet i gjithë agrumi, madje edhe cipa e bardhë transparente që e mbështjell, e cila ul kolesterolin, rrit tonin e kapilarëve dhe parandalon kandidën, një infeksion që shpesh është shkaku i dhimbjeve të barkut.
Pini gjithmonë një gotë lëng portokalli herët në mëngjes dhe në fund të vaktit
Niseni gjithnjë ditën me një përzierje lëngjesh frutash: portokall, limon, grejpfrut, dhe në fund mbylleni vetëm me një lëng grejpfruti, sepse favorizon tretjen, parandalon kapsllëkun dhe fermentimin, ul treguesin glicemik të ushqimeve që konsumohen gjatë ditës. Por mos harroni që nuk duhet të konsumoni agrume gjatë darkës, sepse treten më me vështirësi.
Bëni kujdes nëse merrni ilaçe
Grejpfruti duhet konsumuar me kujdes edhe kur merrni ilaçe, sidomos kur bëhet fjalë për statina (anti-kolesterol): është vënë re se ky agrum dyfishon përqendrimin e ilaçit në gjak, duke shtuar gjithashtu edhe efektet dytësore. Ky veprim shkaktohet si pasojë e një molekule të veçantë që bllokon një enzimë të mëlçisë, e emëruar për të rregulluar përthithjen e duhur të barnave.