Gjumi i cili përbëhet nga shumë faza shpesh lidhet me njërin ndër emrat më gjenialë në botën e artit dhe shpikësit të epokës së renesancës, Leonarda da Vinci. Ka dashur të shfrytëzojë maksimumin e kohës për punë, ndërsa minimumin për gjumë.

Ai plan ka nënkuptuar që të “ndajë” periudhën normale të pushimit të natës në disa pjesë përkatësisht në shumë faza, gjë që ka çuar deri në praktikën e gjumit në disa herë gjatë ditës.

Kështu Da Vinci ka fjetur 15 minuta në çdo katër orë. Si rezultat i kësaj, ka fjetur vetëm një orë e gjysmë në ditë. Kohën të cilën e ka kursyer në pushim ka filluar ta përdorë për punë kreative.

Da Vinci ka thënë që e ka përdorur këtë metodë gjatë shumë vjetëve të jetës së tij dhe se kurrë nuk është ndier i lodhur. Është e njohur që në kushtet fiziologjike, koha më produktive për punë dhe kreaktivitet ndjek periudhën e gjumit. Ajo është koha kur kapaciteti i ndonjë personi për punë është posaçërisht i lartë.

Duke ndërprerë ndonjë kohë zgjimi çdo katër orë me periudhë të shkurtër pushimi çon deri te rritja e kapacitetit për punë, gjë që është pasojë e drejtpërdrejtë e pushimit të këtillë, transmeton Telegrafi.