Kur vjen puna për kënaqjen e egos, femrat janë më të mira se meshkujt. Ato janë të pajisura me më shumë praktikë dhe i pranojnë gjërat që nuk i dinë
CIA
Nga Susan Hasler, CNN
Herën e parë që pashë një video rekrutimi të Al-Kaedës, i picërrova sytë në një të gërvishtur të zezë, që lëvizte nëpër ekran. M’u deshën disa çaste për të kuptuar se ishte një përpjekje amatore për të mbuluar një imazh gruaje te një klip, që tregonte vizitën e një politikani në Arabinë Saudite. Me shumë gjasa pika e zezë e gërvishtur ishte gruaja e tij. Fillova të mendoj sesa kohë u ishte dashur rekrutëve të Al-Kaedës për ta fshirë atë nga çdo kuadër i videos.
Nga të gjitha pamjet me vdekje dhe shkatërrim të pasqyruara në video, këtë imazh gruaje të gërvishtur e gjeta si më qetësuesin.
E njëjta ndjenjë m’u shfaq në ditët pasi Seal Team Six (Skuadra Vula e Gjashtë) vrau Osama Bin Laden dy vjet më parë.
I pashë të gjithë krerët që folën në televizione dhe në edicionet e lajmeve, ishin pa përjashtim të gjithë meshkuj. U ndjeva sikur të gjitha koleget e mia femra ishin fshirë nga kuadri i punës së kryer në skuadër për vite me radhë.
Në vitet 1990, ishin gjerësisht femrat ato që merreshin me gjurmimin e rrezikut që kanosej prej Bin Ladenit. Ato që mblidhnin me durim të dhëna në forma nga më të paparashikuarat dhe ia shtonin pamjes tërësore të rrjetit ndërkombëtar terrorist.
Kur Greg Barker më intervistoi për dokumentarin “Manhunt”, ai më pyeti se çfarë i bënte femrat kaq të afta në ndjekjen e terroristëve.
Për një moment u ndjeva në panik për pyetjen që të çonte drejt një “fushe të minuar” të stereotipave gjinorë. U shqetësova rreth uljes së përpjekjeve të disa analistëve kundërterroristë që kisha njohur. Pastaj mendova me vete, “po, femrat kanë një gjenialitet të rrallë për këtë punë”.
Për t’u futur më mirë në fushën e minuar të stereotipave, shtrojmë pyetjen “A është shkaktar i përçarjeve gjinore në punët sekrete, fakti se terrorizmi ka të bëjë me marrëdhëniet?” Mbase. Duke përdorur shpërthimet e bombave në Boston si shembull, le të vëzhgojmë nënën dhe mënyrën sesi ajo mund të ketë ndikuar te djali më i madh, i cili më pas ka ndikuar te më i vogli në lidhje me idetë terroriste.
Në këtë kohë analistët po ndjekin përgjithësisht qarkun e jashtëm të marrëdhënieve, siç janë miqtë dhe familjarët. Ata po përpiqen të kënaqin egon e tyre dhe të depërtojnë në mendjet e terroristëve të dyshuar. Çfarë më duhet për të kryer këtë sulm dhe ndihma e kujt më hyn në punë?
Të habisësh egon e dikujt, është një pjesë e rëndësishme e të qenët një analist i mirë kundërterrorist. Së pari, duhet të pranohet pjesa e të dhënave që nuk njihen. Sasia e këtyre të dhënave është aq e madhe, saqë asnjë person i vetëm nuk do të mund t’i vëzhgonte të gjitha. Një analist i mirë i njeh mangësitë e tij dhe nëpërmjet lidhjeve me kolegë, përpiqet që t’i mbushë ato.
Kur vjen puna për kënaqjen e egos, femrat janë më të mira se meshkujt. Ato janë të pajisura me më shumë praktikë dhe i pranojnë gjërat që nuk i dinë, ndaj përpiqen që t’i përmirësojnë ato. Nëse i drejtohesh një shefi për t’i thënë diçka të panjohur, ai menjëherë do të përgjigjet “Unë e dija këtë”. Për këtë shkak, ky njeri dhe shumë meshkuj të tjerë, janë analistë të këqij të terrorizmit.
Një tjetër karakteristikë e femrave që ndoqën Bin Ladenin është se ato nuk i lidhin egot e tyre me karrierën, në mënyrë që kjo t’i pengojë në zhvillimet e punës.
Për një analist, rruga drejt një karriere të shkëlqyer shtrihet drejt një “llogarie të nxehtë”, që ka kuptimin e subjekteve, të cilat tërheqin vëmendjen e politikbërësve.
Al-Kaeda nuk ishte një “llogari e nxehtë” në vitet 1990, ndaj disa persona e nënvlerësonin kohën që femrat e agjencisë kalonin duke studiuar këtë organizatë.
Në vlerësimet e karrierës futen zakonisht ato raporte që për t’iu dorëzuar një politikbërësi, kanë kaluar në analizë të hollësishme për muaj me radhë, duke i kushtuar rëndësi çdo të dhëne dhe duke marrë informacione nga kampet e refugjatëve të anës kundërshtare.
Pra, karriera e disa personave ka lulëzuar për arsyen madhore të vëmendjes së veçantë, që femrat e agjencisë i kanë kushtuar ndjekjes dhe gjurmimit të Al-Kaedës.
Ishte disiplina intelektuale dhe ndershmëria e këtyre femrave që bëri të mundur nxjerrjen e përfundimeve të qarta, të marra jo prej paragjykimeve dhe mendimeve të shkurtra, por prej të dhënave të sakta.
Për arsye të ndryshme, gratë janë veçanërisht të mira në pikasjen e informacioneve të rëndësishme, në lumin e pafund të informacioneve rastësore.
Ndjekja e terrorizmit kërkon këmbëngulje, durim dhe përkushtim. Femrat që u morën me gjurmimin e Bin Ladenit i kishin me shumicë këto karakteristika.
Në ditët pas sulmeve të 11 shtatorit, një agjente që punonte 18 orë në ditë, ankohej për dhimbjen e padurueshme që ndiente në shpinë. Kur më në fund gjeti kohë dhe u vizitua te mjeku, ajo zbuloi se kishte një rruazë të thyer, pas kësaj u kthye përsëri në punë dhe vazhdoi ato që kishte lënë përgjysmë.
Femrat që punojnë në agjencitë e zbulimit e lidhin punën e tyre me ndjenjën e mëmësisë, me përkujdesjen dhe ndihen jashtëzakonisht keq pas çdo sulmi terrorist.
Kërkesa e Susan Hasler për CIA-n dhe FBI-në është që në sulmin e ardhshëm terrorist, të angazhojnë një femër në bisedat me shtypin. Kjo do të përmirësonte mjaft gjendjen morale të femrave, që punojnë në agjencitë e fshehta, të cilat ndihen të fshira nga pjesa e historisë që shkruajnë çdo ditë.